• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

28 maji ndër shekuj

May 28, 2018
in BALLINA, LAJME
28 maji ndër shekuj
Share on FacebookShare on Twitter

Lindi Zhozeh Injas Gijotin, mjek francez dhe përkrahës i dënimit kapital. Ekzekutimi i parë, me mekanizmin e prerjes së kokës, që mban emrin e tij, u bë më 25 prill 1792.

1805. – Lindi burrështeti anglez Uiliam Pit, i cili në vitin 1783 u bë kryeministri më i ri në historinë e Britanisë së Madhe. Në kohën deri sa ishte shef i qeverisë deri në vitin 1801 dhe nga vitit 1804 deri në vitin 1806 zhvillonte politikë ekspanzive koloniale, ndërsa në Indi e përforcoi pushtetin britanik duke e reformuar administratën.

1812. – Në Bukuresht, Rusia dhe Perandoria osmane nënshkruan marrëveshje paqësore me çka përfundoi lufta gjashtëvjeçare. Rusia e mori Bezarabinë, si dhe disa rajone të Kaukazit, ndërsa i mbajti Vllashkën dhe Moldavinë.

1843.- Vdiq filologu dhe leksikografi amerikan Noa Vebster, simbol i traditës leksikografike të SHBA-së. Në vitin 1806 e publikoi fjalorin e tij të parë në gjuhën angleze “Compendious Dictionary of the English Language”, ndërsa në vitin 1828 e publikoi fjalorin i cili edhe sot e mban emrin e tij. Të gjithë fjalorët e tij konsiderohen si fjalorët më të mirë të gjuhës bashkëkohore angleze.

1849. – Vdiq shkrimtarja angleze me preardhje irlandeze Ana Bronte, më e reja nga tre motrat shkrimtare, autore e romaneve “Agnes Grej” dhe “Banuesja në Uajldfel Holl”.

1884. – Lindi burrështeti çek Eduard Benesh, president i Çekosllovakisë nga viti 1936 deri në vitin 1938 dhe nga viti 1945 deri në vitin 1948.

1934. – Kanadezja Olivia Dion në Kalender, në shtetin kanadez Ontario, lindi pesë vajza, të quajtura “Pesëshja e Dionit”, pesëshja e parë në botë për të cilën dihet se kanë mbijetuar.

1937. – Nevil Çemberlen u bë kryeministër anglez. Ishte bartës vendimtar i politikës angleze dhe veropiane për pajtim.

1961. – Pas 78 viteve komunikacioni në linjën Paris – Stamboll ndërpritet të eksploatohet treni “Orient ekspres”.

1976. – Bashkimi Sovjetik dhe SHBA-ja nënshkruan marrëveshje për përkufizim të provave nëntokësore bërthamore.

1993. – Republika e Maqedonisë është pranuar në anëtarësinë e Organizatës ndërkombëtare të punës me seli në Gjenevë, agjenci e specializuar e OKB-së.

1995. – Në një tërmet që e goditi qytetin rus Neftegors në ishullin Sahalin jetën e humbën të paktën 1.989 persona.

1998. – Pakistani edhe zyrtarisht u bë fuqi bërthamore, duke kryer pesë shpërthime provë bërthamore.

2008. – Në Nepal është hequr monarkia për shkak se kuvendi konstitutiv në Katmandu votoi vendosje të republikës.

(MIA)

Tags: Në ditën e sotme
Next Post
Mbledhje e Federatës Evropiane të Bankave në Shkup

Mbledhje e Federatës Evropiane të Bankave në Shkup

Tribunë “Sfidat në trajtimin e kancerit më të shpeshtë – kancerit të lëkurës”

Tribunë "Sfidat në trajtimin e kancerit më të shpeshtë - kancerit të lëkurës"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom