• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Osmani: Versioni shqip i propozimit për emrin edhe fonetikisht, por edhe gramatikisht tingëllon shqip

May 22, 2018
in BALLINA, LAJME
Osmani: Versioni shqip i propozimit për emrin edhe fonetikisht, por edhe gramatikisht tingëllon shqip
Share on FacebookShare on Twitter

Për zëvendëskryeministrin përgjegjës për eurointegrime, Bujar Osmani, Republika Ilinditase e Maqedonisë, me përkthim shqip, siç e tha kryeministri Zoran Zaev  të shtunën pas takimit të liderëve, i cili në vete e përmban termin “Ilinditase”, edhe fonetikisht edhe gramatikisht tingëllon shqip.

Kryeministri pasi e tha propozimin në maqedonisht, pastaj e shqiptoi edhe shqip dhe anglisht. Versionin shqip që e tha Zaevi është Republika  Ilinditase e Maqedonisë.

“I gjithë ky proces është produkt i një kompromisi, në të cilin secili duhet ta gjejë vetveten dhe të lirohet. Vlerësoj se ky vendim dhe versioni shqip i emrit e sqaron konceptin e luftës së përbashkët të shqiptarëve dhe maqedonasve për shtet të përbashkët që para 115 viteve, e reflektuar përmes kryengritjes së Ilindenit, megjithatë edhe fonetikisht edhe gramatikisht tingëllon shqip, kështu që përmbush disa kërkesa dhe parime themelore në gjithë këtë proces”, sqaroi Osmani mbrëmë në emisionin Top tema në TV Tellma.

Në lidhje me komentet e disa shqiptarëve, në mesin e të cilëve edhe gjuhëtarë se përkthimi nuk është adekuat, tha se u ka theksuar se “ky është mentaliteti i sotëm, se gjithçka zyrtarisht në këtë shtet duhet të jetë maqedonisht, ndërsa gjithçka shqip duhet të jetë me përkthim”.

Thotë se “Ilinditase” nënkupton Kryengritjen e Ilindenit dhe në gjuhën shqipe, me atë se fjala “den” është përkthyer gjithashtu në gjuhën shqipe dhe shtoi se është kontestuese se a përkthehen emrat ose jo.

Gjuhëtarë shqiptarë theksuan se termi “Ilinditase”, nuk ka kuptim në gjuhën shqipe. Gjuhëtarët sqarojnë se ky përkthim është në kundërshtim me gramatikën e gjuhës letrare shqipe.

(MIA)

Tags: Bujar OsmaniemriIlindita
Next Post
Buxhetim i barabartë gjinor për barazi gjinore

Buxhetim i barabartë gjinor për barazi gjinore

Xhaferi: Vijon periudha për implementimin e ligjeve dhe dialogut politik

Xhaferi për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom