Mjet për llogaridhënie për shpenzimet e bartësve të funksioneve publike që e zbaton Qeveria tashmë një periudhë të caktuar do të mundet së shpejti të zbatohet edhe nga ana e Njësiteve të pushtetit lokal.
Kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov pas takimit të sotëm me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Robert Popovski të cilit i është prezantuar ky mjet, vlerësoi se nga përvoja e deritanishme se tij, takime me kolegët nga komuna dhe puna në trupat dhe organet e Bashkësisë, ekziston angazhimi i përgjithshëm i të gjithë autoriteteve lokale për punë transparente, llogaridhënie për punën e kryer, por edhe për shpenzimet.
“Nga ky aspekt është e padyshimtë se do ta pranojmë edhe këtë mënyrë të përgjegjësisë çarta qytetarëve tanë për shpenzimin e parave të tyre. Kuptohet për gjithë këtë së shpejti do të diskutojmë në kuadër të Këshillit drejtues të BNJVL-së, por do të doja të theksoj se njëjtë sikur edhe Qeveria ashtu edhe BNJVL-ja mund të japë rekomandime për komunat, sepse bëhet fjalë për njësite të pushtetit lokal, respektivisht pushtet i posaçëm, me këtë Këshill, i cili sjell vendime lokale”, tha Shilegov.
Ministri Popovski shprehu shpresë se rekomandimi këtë lloj të llogaridhënies dhe transparencës për shpenzimet e funksionarëve, të cilët kanë mundësi të disponojnë me paratë e qytetarëve do të jetë zbatimi i nivelit të pushtetit lokal.
Ai paralajmëroi se mjeti do të rekomandohet për zbatim edhe tek njeriu i parë i shtetit dhe në organet e jurisprudencës me çka do të rrumbullaksojë raportin llogaridhënies dhe transparencë ndaj qytetarëve. (MIA)