Dallimi midis ndjekësit dhe liderit është në inovativitetin, ka thënë Stiv Xhobs. Ju sot jeni inovatorët tanë, të cilët me hulumtimet tuaja i ofroni Maqedonisë diçka të re që mund ta mbështesim dhe promovojmë dhe me këtë ta trasoni mundësinë dhe në të ardhmen nesër t’i shohim si liderë, u tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska nxënësve që sot i prezantuan projektet e tyre hulumtuese në ditën e dytë nga finalja “Sfidë për hulumtuesit e rinj”.
Projektet janë nga fushën e shkencave natyrore dhe teknike e nxënësve prej 31 shkollave fillore dhe 18 shkollave të mesme nga Maqedonia. Ato u zgjodhën prej 98 aplikimeve që arritën në shpalljen “Sfidë për hulumtuesit e rinj” të Fondit për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik (FIZHT) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila u hap tre muaj e gjysmë (30 nëntor – 15 shkurt). Ekipet e shkollave edhe sot i prezantuan projektet para një komisioni ekspertësh shtatë anëtarësh, ndërsa fituesit do të shpallen më 9 qershor me një aheng në Parkun e Qytetit.
Në prezantimin e sotëm pjesës së dytë të finalistëve (24), Deskoska theksoi se nuk është e mjaftueshme dikush të ketë ide, por gjithashtu duhet t’i mundësohet atë ta realizojë.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës me reformat që i bën në planet mësimore, në fakt ka për qëllim t’u jap mundësi të rinjve, jo vetëm të mësojnë gjatë orëve, por t’i stimulojnë të mendojnë, të jenë inovativ dhe të hulumtojnë. Praktikisht, të zgjohet interesi ndaj një risie, jo vetëm për atë që është nëpër libra”, theksoi Deskoska, duke shtuar se është e kënaqur në rrugën e reformave kanë partner të shkëlqyer nga mësimdhënësit dhe jehonë te nxënësit. Nxënësve në finale ajo u tha se të gjithë janë fitues, pa marrë parasysh kush do të fitojë çmime.
Ministrja Deskoska dhe drejtori i FIZHT Jovan Despotovski thanë se nuk kanë pritur jehonë të tillë në thirrjen dhe se mendojnë ta zgjerojnë fondin për shpërblime. (MIA)