Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i kurorëzimeve në vitin 2017, në krahasim me vitin paraprak 2016, është rritur për 4.4% dhe përfshin 13.781 kurorëzime, transmeton Portalb.mk.
Më shumë kurorëzime, 1.771 ose 12.9% janë bërë në muaj gusht, ndërsa më pak në muajin mars me 764 ose 5.5%.
Në vitin 2017, numri më i madh i kurorëzimeve, gjegjësisht në 4.570 raste te femrat janë bërë në moshën prej 20 deri 24 vjet ose 33.2%, ndërsa te meshkujt në moshën prej 25 deri 29 vjet me 5.222 raste ose 37.9%.
Më pak shkurorëzime, 42 ose 2.1% gjatë vitit kanë ndodhur në gusht, ndërsa më shumë 224 ose 11.2% në dhjetor.
Sipas moshës, numri më i madh i shkurorëzimeve, 387 ose 19.4% kanë ndodhur te grupmosha prej 30 deri 34 vjet.
Burimi: TetovaSot