Një prej procedurave më të sofistifikuara terapeutike në mjekësinë bashkëkohore, transplantimi jofamiljar i qelizave staminale hematopoetike që sot fillon të zbatohet në Repartin e rinovuar për transplantime në kuadër të Klinës Universitare për Hematologji – Shkup.
Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Venko Felipçe do të mbajë fjalim në hapjen e Repartit dhe prezentimit të procedurës.
Me sigurimin e kushteve më të larta evropiane dhe standardeve për hospitalizimin e të sëmurëve të cilët kanë indikacion të mjekohen me transplantimin e qelizave staminale hamtopoetike do të mundësohet që Klinika për Hematologji të regjistrohet në mesin e qendrave ku zbatohet kjo procedurë më e sofistikuar terapeutike.
Klinika me këtë akt jo vetëm se do të mundësojë për herë të parë në shtetin tonë të ketë qasje kjo metodë e sofistikuar terapeutike për pacientët, por do të jetë edhe një prej liderëve në rajon në këtë plan.
Pacientët të cilët nuk kanë pasur donator të familjes dhe kanë pasur nevojë për një donator jofamiljar të qelizave staminale hematopoetike, viteve të kaluara janë mjekuar në qendra të huaja evropiane për transplantim me shpenzime të Fondit për Sigurim Shëndetësor. Mjetet financiare për mjekim me transplantimin jofamiljar jashtë vendit ishin mesatarisht 90.000 euro deri në 150.000 euro për një pacient varësisht diagnozës primare dhe komplikimeve pas intervenimit. Në vitin 2017, 25 persona të sëmurë me sëmundje malinje janë mjekuar me transplantimin jofamiljar në Gjermani, Turqi si edhe qendra të tjera evropiane dhe botërore.
“Kjo është arritje e lartë profesionale për ne si punonjës shëndetësorë, faqe e re në historinë e hematologjisë së Maqedonisë si edhe hap i rëndësishëm përpara për shëndetësinë publike të Republikës së Maqedonisë në tërësi”, theksojnë nga Klinika.
Reparti për transplantimin e qelizave staminale hematopoetike filloi me punë në shtator të vitit 2000 me realizimin e transplantimeve të para të qelizave staminale në Republikën e Maqedonisë në bashkëpunim me spitalin “G. Papanikolau” nga Selaniku.
Përgjatë këtyre 17 viteve janë realizuar 440 transplantime (104 transplantime alogjene dhe 336 autologe) tek të sëmurët me leukemi akute, limfoma malinje, mielom multip dhe sëmundje të tjera malinje dhe jomalinje hematologjike të cilët kanë nevojë për trajtim me këtë qasje terapeutike. Në Klinikë kryhen transplantime autologe dhe alogjene nga donatori familjar (vëllai apo motra).
(MIA)