Bashkimi Evropian sot do të japë premtim të ri për anëtarësim të partnerëve të vet nga Ballkani Perëndimor në momentin kur gjashtë vende, mes të cilave edhe Maqedonia janë cekur në projekt-deklaratën që do të miratohet në Sofje, por pa çmimin më të dëshiruar – datën për inkuadrim, lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Sofja.
Samiti BE-Ballkani perëndimor në Sofje duhet të reflektojë energji të re në marrëdhëniet mes BE-s. dhe rjaonit, por fokusi, megjithatë, nuk do të jetë në zgjerimin, por në ndërlidhjen, me qëllim që të përmirësohet transporti dhe infrastruktura digjitale e rajonit dhe të lehtësohet bashkëpunimi.
Qëllimet e Bullgarisë, kryesueses me BE-në janë kthimi i Ballkanit në agjendën e Unionit.
Por, agjenda ishte “rrëmbyer” nga ngjarjet e kohëmëparshme – tarifat tregtare që i vendosi Donalld Tramp dhe tërheqja nga marrëveshja bërthamore me Iranin, me çka vëmendja e Unionit ishte rikahëzuar drejt këtyre ngjarjeve.
Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk në prag të Samitit dje deklaroi se për herë të parë pas 15 viteve do të përballen liderët e Unionit me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.
Bashkimi Evropian e përshëndetë përkushtimin e Ballkanit Perëndimor ndaj vlerave evropiane dhe parimeve dhe vizionit për një Evropë të fuqishme, stabile dhe të bashkuar. Duke iu referuar Smaitit të Selanikut në vitin 2003, konfirmohet mbështetja e padyshimtë për perspektivën evropiane të rajonit, thuhet në versionin e fundit të deklaratës që do të miratohet në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Lidhshmëria në transportin, energjinë dhe infrastrukturën digjitale, arsimin dhe aspekte të tjera, është tema e Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor,në të cilin po merr pjesë delegacioni qeveritar i Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Sofja.
Në Samit, që po mbahet në organizim të kryesimit bullgar me BE-në po marrin pjesë liderët e shteteve-anëtare të Unionit dhe nga rajoni. Me Samitin kryeson kryetari i Këshillit të Evropës, Donalld Tusk, i cili e përfaqëson BE-në, së bashku me kryetarin e Komisionit evropian, Zhan Klod Junker.
Në Samit marirn pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, eurokomisari për zgjerim, Johanes Han dhe kryetari i Parlamentit evropian, Antonio Tajani.
Lryeminsitri bullgar, Bojko Borisov është nikoqir i Samitit, i cili është ngjarja më e madhe në suaza të kryesimit bullgar me Unionin.
Borisov, zyrtarisht në orën 9:15 sipas kohës lolkale do t’i presë liderët shtetërorë dhe qeveritarë, të cilët marrin pjesë në Samit.
Pas përfundimit të sesioneve plenare në orën 15:00 sipas kohës bullgare, Borisov, Tusk dhe Junker do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri Zaev në shoqërim të zëvendëskryeminsitrit të angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot marrin pjesë në aktivitetet e agjendës zyrtare të Samitit.
Në dokument, që duhet të dalë bga Samiti, ceket se BE është e vendosur për intensifikim të angazhimit në të gjitha nivelet në mënyrë që të nxitë transformim politik, ekonomik dhe social të rajonit me ndihmë më të madhe në bazë të përparimit të dukshëm në sundimin e së drejtës dhe reformave sociale dhe ekonomike.
BE e përshëdnetë prëcaktimin e partnerëve nga rajoni për demokraci dhe sundim të së drejtës, posaçërisht në luftën kundër korrupcionit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave.
Në projekt dokumentin shtohet se BE-ja i mbështetë angazhimet e partnerëve nga Ballkani Peërndimor për të vazhduar me punë në ahrmonizimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë.
Në projekt konkludimet, theks i posaçëm vihet edhe në krijimin e mundësive tër eja për të rinjtë të cilët do të kontribuojnë për zhvillim socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
Në projekt deklaratën thuhet se ndërtimi i “rrjetit të dendur të lidhjeve dhe mundësive” në rajon dhe me BE-në, është me rëndësi thelbësore për afrimin e qytetarëve dhe ekonomisë dhe përforcimin e stabilitetit politik, prosperitetit ekonomik dhe zhvillimit kultiror dhe shoqëror.
BE-ja do t’u ndihmojë shteteve nga rajoni për zhvillim të ekonomisë digjitale dhe shoqatave ekologjike në pajtim me Marrëveshjen e Parisit.
Kryeminsitri Zaev në Smaitin në Sofje do të marrë pjesë në sesionin punues plenar në temën “Ndërlidhje” (Conectivity), ndërsa gjatë drekës së punës së shefave të shteteve dhe qeverive me përfaqësuesit më të lartë të trupave të BE-së do të ketë fjalim në temën “Përballje e përbashkët me kërcënimet”.
Në margjina të Samitit, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Zaev përveç me Ciprasin, do të ketë takime bilaterale me disa kryeministra dhe shefa të shteteve. Janë planifikuar takime bilaterale me kancelaren gjermane Angela Merkel, si dhe me kryeministrin e Holandës, Mark Rute. Në agjendën e kryeministrit Zaev janë planifikuar edhe takimet bilaterale me kryeministrat e Austrisë, Suedisë dhe Estonisë, Sebastian Kurc, Stefan Lofven dhe Juri Ratas. Zaev dje u takua me presidentin e Francës, Emanuel Makron.
Gjatë qëndrimit të Zaevit në Sofje është organizuar edhe takim me Kristalina Georgieva,d rejtoreshë ekzekutive e Bankës botërore.
Zaev me zëvendëskryeminsitrin e angazhuar për koordinim me resorët ekonomikë, Koço Angjushev më 18 maj do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Forumin ekonomik të Vjenës, që do të mbahet në margjina të Smaitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje.
(MIA)