• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Në ditën e sotme

May 17, 2018
in BALLINA, LAJME
Në ditën e sotme
Share on FacebookShare on Twitter

Dita Botërore e Telekomunikacionit. Në Paris, në vitin 1865 për herë të parë është formuar organizata e cila më vonë u shndërrua në Lidhje ndërkombëtare për telekomunikacion.

1510. – Vdiq një nga piktorët më të mëdhenj italianë, Sandro Botiçeli. Veprat e tij “Lindja e Afërditës” dhe  “Pranvera” mishërojnë shpirtin e Rilindjes.

1809. – Perandori francez Napoleoni i Parë lëshoi dekret me të cilin përvetësoi territore që i përkisnin papës.

1866. –  Vdiq pianisti dhe kompozitori francez Erik Satie. Ai u bë i njohur me veprën e tij për piano të quajtur “Umnopeldi”.

1988. – Nisi tërheqja e ushtarëve sovjetikë  nga Afganistani.

1935. – Vdiq kompozitori francez Pol Dika, profesor i Konservatoriumit parisien. Veprat: “Nxënësi i magjistarit” dhe “Peri”.

1944. – Në Bashkimin Sovjetik nisi dëbimi i më se 200.000 tatarëve me akuzën për bashkëpunim me nacistët gjermanë.

1954. – Hyri në fuqi Konventa evropiane për të drejta të njeriut.

1957. – Egjipti u ndaloi anijeve tregtare izraelite kalim përmes Kanalit të Suezit.

1995. – Në zgjedhjet presidenciale në Francë fitoi Zhak Shirak.

1996. – Romano Prodi u bë kryeministri i 55-të i qeverisë italiane pas Luftës së Dytë Botërore.

1999. – Qeveria e Sierra Leone dhe kryengritësit arritën marrëveshje për ta ndërprerë luftën shtatë vjeçare.

2000. – Këshilli i Sigurimit i OKB-së njëzëri miratoi embargon e armëve ndaj Etiopisë dhe Eritresë, të cilat ndodheshin në luftë me njëra tjetrën.

2007. – Qeveria e Dubait e shpërbleu me 12.600 dollarë pakistanezin 63-vjeçar Mohamed Nazjer, kopshtar, për shkak se asnjëherë gjatë punës 28-vjeçare nuk është vonuar në punë. Shpërblimi ka qenë në vlerë prej 49 rrogave të tij njëmujore.

2009. – Rezultatet e publikuara nga zgjedhjet parlamentare në Kuvajt në bazë të të cilave është bërë e ditur se për herë të parë në historinë e këtij vendi, në mesin e 50 deputetëve ndodhen edhe katër gra. Grave në Kuvajt në vitin 2005 u është dhënë e drejta të votojnë dhe të zgjidhen. (MIA)

Tags: 17 majNë ditën e sotme
Next Post
Samiti në Sofje konfirmim për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Samiti në Sofje konfirmim për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Seancë për parashtrimin e pyetjeve për deputetët

Mbledhje të dy komisioneve kuvendore

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom