• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev dhe Cipras nesër në takimin e dytë tet-a-tet në Sofje

May 16, 2018
in BALLINA, LAJME
Zaev e fillon vizitën në Sofje, në fokus takimi me Ciprasin
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras, nesër, në orën 10:30 sipas kohës lokale, në Sofje do ta mbajnë takimin e dytë tet-a-tet.

Burime qeveritare për MIA-n konfirmuan se takimi i ri midis dy kryeministrave do të mbahet në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, ku do të debatohet për perspektivat evropiane të vendeve të rajonit.

Takimi midis kryeministrit Zaev dhe Cipras ditëve të kaluara u paralajmërua si kyç në procesin e zgjidhjes së çështjes me emrin. Deklaratat e fundit, edhe nga pala e Maqedonisë edhe nga pala greke, megjithatë, janë me qëndrimin e përmbajtur se pikërisht ky takim do të kurorëzohet me marrëveshje përfundimtare për emrin.

“Dëshiroj marrëveshje për vendin tim, jam optimist dhe njëri nga të parët i cili e dëshiron atë, por nuk mund të them se kemi marrëveshje për çështjen e emrit”, tha Zaev dje dhe shfaqi shpresë se të dyja vendet do të arrijnë marrëveshje.

Kryeministri i Maqedonisë shfaqi shpresë se do të ketë marrëveshje.

“Suksesin të cilin deri më tani e kanë arritur ministrat e Punë të Jashtme është për respekt. Shpresoj se pikërisht në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe në takimin e kryeministrit të Greqisë, do të mund t’i vërtetojmë sukseset të cilat i kemi arritur deri më tani, nëse jo tjetër, të negociojmë për mënyrat për gjetjen e një zgjidhjeje”, tha Zaev.

Ndërsa, nga Brukseli, vjen optimizmi se Greqia dhe Maqedonia do të arrijnë marrëveshje në qershor.

“Ende nuk ka fund të lumtur dhe nuk do të ketë gjatë kësaj jave, por ka progres të mirë. Me rëndësi është që të ketë zgjidhje të çështjes greko-maqedonase në fillim të qershorit, ajo mund të jetë kyçe për një vendim pozitiv të Këshillit Evropian në qershor”, deklaroi dje një diplomat i lartë në Bruksel. 

(MIA)

Tags: ciprasSofjetakimZaev
Next Post
Parashikimi i motit

Parashkimi i motit

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom