Sektori për punë të brendshme Tetovë parashtroi padi penale kudnër katër personave për “keqpërdorim të poizitës dhe autorizimit zyrtar”, “punë pa përgjegjësi në shërbim”, “pjesëmarrje në përmbarim”.
Padi penale përfituan T.K. (50) nga Shkupi, D.S. (42) nga fshati Jançishte, R.M. (46) nga fshati Bellovishtë dhe D.K. (41) nga fshati Tundencë. Ata me veprat e kryera e dëmtuan buyhetin e komunës së Jegunocit në shumë të përgjithshme prej 5.661.354 denarëve.
Në periudhën prej 1 janarit deri më 30 tetor të vitit të kaluar i denoncuari i parë si kryetar i komunës së Jegunocit disa herë u ka mundësuar të punësuarve në komunë të furnizohen me derivate në automjetet e tyre private në llogari të komunës. Në atë mënyrë e ka dëmtuar buxhetin e komunës së Jegunocit për 214.515 denarë.
T.K. në periudhën prej 1 shtatorit deri më 30 tetor 2017 miratoi porosi të pllakave të bekatonit, nga një ndërmarrje nga Tetova, të cilat më pas u janë dërguar disa perosnave fizik, me çka e ka dëmtuar buxhetin e Komunës së jegunocit për 1.057.026 denarë.
Gjatë vitit 2017, i denoncuari i aprë, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike miratoi furnizime publike në shumë prej 500 eurove në kundërvlerë të denarit pa u tatimuar me TVSH, prëderisa disa herl u ka mundësuar status të privilegjuar katër ndërmarrjeve, të cialt kanë kryer furnizime për nevoja të ndryshme të komunës, me çka e kanë dëmtuar buxhetin e komunës së Jegunocit për 1.140.224 denarë.
Gjatl vitit 2017 i denoncuari i dytë, si udhëheqës i Sektorit për financa në komunën e Jegunocit dhe kryetar i komisionit për furnizime publike, në kundërshtim të Ligjit për furnizime publike, miratoi të lidhen disa kontrata me ndërmarrje të njejta, prëderisa ndërmarrjeve të tjera të cilat kanë pasur procedurë tenderi, ka miratuar t’u paguhen mjete në të holla edhe krahas asaj që nga ana e tyre nuk ishin respektuar rregulaltivat ligjore dhe si investues nuk kishin vepruar në pajtim të projekteve, përkatësisht nuk kishin kryer mikëqyrje për punën e kryer dhe mallrat e dorëzuara. Në këtë mënyrë i denoncuari i dytë e ka dëmtuar buxhetin e komunës për 3.176.679 denarë.
Në periudhën prej 1 janarit deri më 30 tetor 2017 i denoncuari i tretë, si vozitës në komunën e jegunocit nuk ka bajtur kurfarë evidence për automjetet zyrtare, kartelat pagesore për furnizim me derivate në automjetet zyrtare ua ka dhënë personave të punësuar në komunë. Gjithashtu, ai është pajisur me pjesë dhe pajisje për automjetet zyrtare pa kontratë të lidhur për furnizimet e tilla. për mallrat e marra nuk ka pasur dokumentacion përkatës për atë se ku janë montuar. Në atë mënyrë i denoncuari i tretë e ka dëmtuar buxhetin e Komunës së jegunocit për 50.901 denarë.
Në periudhën prej 1 maj deri më 31 dhjetor 2017 i denoncuari i katërt, si bashkëpunëtor më i ri për mbrojtje, shpëtim dhe menaxhim me kriza ë komunën e Jegunocit ka kryer furnizime të mjeteve për higjienë dhe pije për komunën nga ndërmarrja së cilës i ka skaduar kontrata me komunën, përderisa kartelën pagesore për furnizim me derivate në automjetet zyrtare e ka përdorur për nevoja personale. Në këtë mënyrë i denoncuari i katërt është pajisur me dobi të kundërligjshme pronësore prej 21.919 denarëve, për të cilën shumë e ka dëmtuar buxhetin e komunës së Jegunocit.
(MIA)