Në Republikën e Maqedonisë prej sot në qarkullim hyjnë bankënotat e reja polimere, në vlerë apoeni prej 10 dhe 50 denarë. Me këtë bankënotat e letrës prej 10 dhe 50 denarë nuk do jenë mjet ligjorë për pagesë dhe do të mund të zëvendësohen vetëm në bankat komerciale.
Bankënotat prej polimeri do të mund të përdoren për pagesa të gatshme, si dhe për pagesa përmes aparateve për pagesë, por pasi që firmat që i kanë instaluar këto aparate në Republikën e Maqedonisë t’i përgatitin soufterët e tyre që t’i njohin karakteristikat dhe elementet mbrojtëse të bankënotave polimere në vlerë apoeni prej 10 deri 50 denarë.
Dallimi kryesor mes këtyre dhe banknotave të letrës nga vlera e njëjtë që tërhiqen nga qarkullimi është materiali që përdoret si shtresë për shtypje – letër e punuar prej fijeve të pambukut zëvendësohet me shtresë të posaçme, substrat i përpunuar nga polipropileni me orenetim biaksial.
Bankënotat e reja në vend të vulës së ujit, që tani e përmbajnë të letrës, do të përmbajnë dritare transparente në të cilin janë vendosur elemente të njohura nga disenji i tyre origjinal. Në apoenin 10-të denarë është prezantuar vizatim i stilizuar i palluas, ndërsa te apoeni prej 50-të denarë ka shfaqe të gdhendjes të monedhës së Bizantit të hershëm.
Fija mbrojtëse te bankënotat polimere do të shihet si linjë e ndërprerë, me tekst të shkruar qartë “BPRM” derisa te bankënotat e letrës, ai është mbështjell me letër dhe nën ndikimin e dritës shihet si linjë e ndërprerë me tekst të shkruar qartë “BPRM”.
Nga BPRM vlerësojnë se bankënotat e këtilla nuk dëmtohen lehtë, që nuk është rasti me letrën dhe kanë jetëgjatësi shumë më të gjatë se ato të letrës.
Analizat tregojnë se jetëgjatësia e bankënotave të punuara nga polimeri është më e gjatë për 2,5 deri tre herë, ndërsa në disa raste edhe për katër herë se ajo e bankënotave të përpunuara nga letra në bazën e të cilave janë fijet e pambukut.
“Banknotat prej polimeri nuk mund të shqyhen lehtë gjatë përdorimit të përditshëm, e as ndërkaq, mund të dëmtohen lehtë gjatë kontaktit me ujë, ndërsa janë edhe disa herë më rezistente ndaj lagështisë në krahasim me ato të letrës. Mjaft me rëndësi, substrati nga i cili përpunohen banknotat prej polimeri parandalon absorbim të papastërtisë, me çka këto banknota jo vetëm që kanë jetrëgjatësi më të madhe se sa të letrës, por edhe janë më higjienike për përdorim nga ana e qytetarëve”, theksojnë nga BPRM.
Sipas BPRM-së, krahas jetëgjatësisë së këtyre bankënotave përdorimi i tyre do të thotë edhe kursim i resurseve dhe mjeteve sepse nevoja për editime të reja me vlerë të njejtë apoene në të ardhmen do të jetë shumë më e vogël.
Bankënotat prej polimeri si shenjë mbrojtëse mund të përmbajnë edhe dritare transparente, që nuk është e mundur tek bankënotat e letrës të përpunuara nga fijet e pambukut.
Banka Popullore i përkujton qytetarët dhe personat juridik se nëse prej nesër, 15 maj, posedojnë para të letrës në vlerë apoeni prej 10 dhe 50 denarë, duke pasur parasysh se ato nuk do të jenë mjet ligjorë për pagesë ato munden falas t’i zëvendësojnë për para të tjera monedha në vlerë ekuivalente. Nga 15 maji i këtij vitit deri më 15 maj të vitit 2019, do të mund ta bëjnë zëvendësimin në bankat afariste në Republikën e Maqedonisë. Pas 15 majit të vitit të ardhshëm zëvendësimi do të mund të bëhet vetëm në Bankën Popullore.
Përkujtojnë se monedhat në vlerë apoeni prej 10 dhe 50 denarë edhe mëtej do të jenë në qarkullim, gjegjësisht edhe mëtej janë mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë, për ç’arsye për ato nuk duhet të bëhet zëvendësim për para tjera me vlerë ekuivalente.
Me këtë Maqedonia i bashkëngjitet Australisë, e cila bankënota të tilla përdorë nga viti 1988, kur janë vendosur për herë të parë në botë. Banknota prej polimeri përdorin edhe Kanadaja, Britania e Madhe, Zelanda e Re, Maldivet, Brunei, Rumania.
(MIA)