Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të takohen në margjina të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Sofje më 17 maj.
Vëmendja e opinionit në të dy vendet është e fikusuar në takimin e ardhshëm, i cili, siç paralajmëroi kryeministri i Maqedonisë në fillim të muajit të kaluar në intervistë për MIA-n do të jetë mjaft i rëndësishëm në procesin e negociatave të ripërtërira për zgjidhje të kontestit me emrin.
Zaev, ndërkaq, dje duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse më 17 maj do të ketë takim me Ciprasin si datë të marrëveshjes përfundimtare, tha se ai takim nuk është nga ata të caktuarit që i pritnim.
“Unë ende nuk kam termin të saktë se kur do të ishte takimi, por e di se pala greke konfirmoi se në margjina do të gjejmë kohë të shihemi. Qëllimi është të bëjmë një rekapitular të asaj që është biseduar deri më tani, ta konfirmojmë dhe të dimë se e kemi përfunduar, e njëkohësisht t’u japim udhëzime edhe ministrave”, shtoi Zaev.
Ai theksoi se koha është e shkurtë dhe se po paraqiten informata se gjithçka do të përfundojë më 17 maj, por nuk është ashtu, sepse thelbësore është pjesa që ka mbetur për bisedime.
“Unë besoj se para së gjithash duhet të jemi kreativë dhe të përkushtuar dhe unë do të dëshiroja diku para Samitit të Këshillit të Evropës, e më pas edhe Këshillit evropian, ajo është më 25, 26, e mandej 28 dhe 29 qershor, të cillen vendimet për marrje të datës për negociata apo jo. Deri taëherë të kemi ndonjë zgjidhje, e madje duhet të dimë se edhe po të ketë afrim të asaj që është mbetur, në Greqi dhe Maqedoni duhet të bëjmë proces të brendshëm të konsultimeve. Prandaj, siç thashë, procesi, nëse është e mundur, të mbështetet nga të gjithë”, shtoi kryeminsitri.
Kryeminsitri zaev në intervistë për MIA-n në fillim të muajit të kaluar tha se kur do të caktohet takimi ia rdhshëm mes tij dhe Ciprasit, në të vërtetë do të thotë se negociatat janë nga fundi dhe se zgjidhja është në sipërfaqe.
“Besoj se ai proces po i afrohet momentit kur duhet të pasojë tkaimi mes meje dhe Ciprasit. Kjo do të thotë se përparimi në bisedimet ka arritur deri nëa të nivel në mënyrë që të kalojmë edhe në nivel të kryeministrave të shteteve. Nëse dëgjojnë qytetarët se caktohet takim mes zaevit dhe Ciprasit, kjo do të thotë konfirmim konkret praktik, se negociatat janë nëd rejtim të duhur dhe se është e mundur të arrihet deri tek zgjidhja”, theksoi Zaev në intervistën për MIA-n.
Optimizëm të përmbajtur për mundësinë e zgjidhjes në prag të takimit të dy kryeministrave dje shprehi edhe ministri alternativ gre i Punvëe të Jashtme, Jorgos Katrugallos.
“Është bërë punë sistematike, çështjet kanë arritur deri në thelbin e tyre dhe tnai është koha të bisedojnë në nivel mët ë alrtë. Kemi optimizëm të përmbajtur se mund të kemi marrëveshje”, thot Katrugallos dhe i demanton informatat e publikuara në mediumet greke gjatë fundjavës. për afat të caktuar kohor dhe periudhë kalimtare për implementimin e marrëveshjes.
Ai thotë se marrëveshja nuk do t’i ngjajë Marrëveshjes së përkohshme, do të jetë e kompletuar dhe nuk do të lërë “bishta”, sepse në të kundërtën nuk do të ejtë në pajtim me parakushtet e vendosura greke.
“Mund të ketë periudhë kohore për çështjet që nuk mund të zgjidhen në momentin e nënshkrimit, por në asnjë rast nuk do të jetë Marrëveshje epërkohshme si paraprakja”, sqaron Katrugallos.
Takimit Zaev-Cipras i parapriu java intensive e negociatave, në suaza të së cilës pritej të hapen çështjet kontestuese, para së gjithash shtrirja e prëdorimit të emrit, por edhe kërkesa e Greqisë për ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë.
Megjithatë në takimin e fundit të shefave të diplomacive të të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmejtësin e KB-së, Methju Nimic, që u mbajt në Suniko të shtunën, ndërkaq i cili zgjati pothuajse gjashtë orë, nuk ishin paraqitur hollësi nga ajo që u bisedua.
“Takimin mund ta karakterizoj si mjaft serioz, punuam shumë, në momente intensivisht. Bëmë punë të caktuar pozitive. Dy ministrat do t’i brifojnë kryeministrat në përgatitjet për takimin e tyre në Sofje javën e ardhshme më 17 maj. Në thelb, kjo është porosia që e kam”, tha Nimic pas takimit.
Ai nuk doli me hollësi të tjera, ndërsa dekalrata për mediuet nuk dhanë as ministrat e Jashtëm Dimitrov dhe Koxias.
Në Samitin BE – Ballkani Përëndimor, që do të mbahet në organizim të Kryesisë bullgare me BE-në, do të marrin pjesë liderët e shteteve -anëtare të Unionit dhe rajonit.
Me Samitin do të kryesojë kryetari i Këshillit të Evropës, Donalld Tusk, i cili do ta prezantojë BE-në, së bashku me kryetarin e Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker.
Lidhshmëria në kuptim të transportit, energjisë dhe infrastrukturës digjitale, arsimit dhe disa aspekte të tjera janë temat e Samitit.
Samitit do t’i paraprijë darka joformale e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së, si pjesë e agjendës së liderëve.
(MIA)