Në bazë të tre teksteve të ndryshme, dy nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe një nga ndërmjetësuesi, Shkupi dhe Athina vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje, shkruan gazeta “Katimerini”.
Sipas informatave të gazetarit, asnjë nga këto tekste nuk është përfundimtar dhe definitiv. Ditëve të fundit me ritëm të shpejtë shkruhen, fshihen, këmbehen, gjithçka me qëllim që të ketë përparim para takimit të kryeministrave të të dy vendeve në Sofje, ndërsa dallimi kryesor në biseda edhe më tutje është erga omnes.
“Sipas informatave, në bazë të përgatitjes që ishte bërë, skenar bazë për bisedat e të dy liderëve do të jetë ajo e lidhjes së një marrëveshje të ndërsjellë, që do të duhet të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve. Në këtë tekst, sipas informatave, do të ekzistojë kushtëzim, integrimi i IRJM-së në NATO të “hapet” kur të bëhet revizioni i Kushtetutës së vendit fqinj dhe në këtë mënyrë do të garantohet erga omnes. Ekziston besueshmëri serioze të dy kryeministrat të takohen dy herë, të mërkurën në mbrëmje dhe të enjten në mëngjes”, publikoi “Katimerini”.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, gazeta shkruan se ekziston marrëveshje për 10 nga 14 kapitujt në “politikën e ulët”, përkatësisht në qëllimin e të dy palëve të kenë bashkëpunim më të madh në ekonomi, në arsim dhe kulturë. Kapituj të cilat, sipas “Katimerini”-t, nuk do të ketë ndikim në rezultatin përfundimtar të negociatave.
“Megjithatë mbesin të pazgjidhura erga omnes, mënyra në të cilën do të miratohet marrëveshja në IRJM, veçanërisht revizioni kushtetues, shtetësia dhe gjuha e vendit fqinj”, shton gazetari në analizën e tij të sotme.
“Katimerini” në tekst e transmeton edhe deklaratën e djeshme të kryeministrit të Maqedonisë për takimin me Cipras në Sofje.
(MIA)