Partneri i koalicionit në qeverinë greke, Grekët e Pavarur, lider i së cilit është ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, nuk heq dorë nga pozita kundër emrit për vendin tonë në të cilin do të përfshihej termini Maqedoni. Qëndrimin e fuqishëm të partisë edhe një herë e përsëriti zëdhënësja e Grekëve të Pavarur, Madalena Papadopulu në një intervistë për radion greke “Real fm”.
“Nuk mund të pranojmë emër i cili do ta përfshinte termin Maqedonia. Shteti i Shkupit do të duhet të pranojë një marrëveshje të plotë, gjegjësisht ndryshimin e Kushtetutës, ndryshimin e kartave të identitetit, një emër për të gjithë. Për çdo rast, ne, Grekët e Pavarur nuk mund të heqim dorë prej çështjeve kryesore dhe pozitave tona të fuqishme. Për ne, thelbi i irredentizmit të shtetit fqinj, ndodhet tek emri”, thotë Papadopulu.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, lidhur me skenarin marrëveshja eventuale greke në parlamentin grek të duhet të votohet me shumicë të rritur prej 180 deputetësh, zëdhënësja e Grekëve të Pavarur thotë se ata nuk do të heqin dorë nga pozita e tyre dhe thonë “jo” për përdorimin e termit Maqedonia. (MIA)