• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Osmani: Na nevojiten vendime të guximshme në vend, tek fqinjët, por edhe në BE

May 10, 2018
in BALLINA, LAJME
Osmani: Na nevojiten vendime të guximshme në vend, tek fqinjët, por edhe në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Ministrin Shtetëror Gjerman për Evropë, Mihael Rot, njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane. 

Zëvendëskryeministri Osmani fillimisht shprehu falënderim për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, më fortë të shprehur përmes iniciativës “Procesi i Berlinit” si dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë dypalëshe që Republika e Maqedonisë e merr nga Gjermania. Osmani shprehu shpresë se në prag të ditëve dhe javëve vendimtare, Gjermania, do të vazhdojë me temp të përforcuar ta kryesoj procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar edhe mbështetjen për procesin euro- integrues të Maqedonisë.

Në këtë drejtim ai theksoi frymën pozitive e cila u krijua gjatë vitit të kaluar rreth ardhmërisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, progresi i të cilit u valorizua me Strategjinë e zgjerimit të Komisionit, si dhe më vonë edhe me Raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Të gjitha këto ngjarje, i gjithë ky kontekst krijoi atmosferë të re në rajon që paraqet guxim dhe shtytje për reforma të mëtutjeshme të cilët do ta afrojnë Ballkanin Perëndimor drejt BE-së, proces që shpresoj se do të kurorëzohet me konkluzione pozitive në prag të Samitit në Sofje, me të cilin do të betonohet orientimi euro-atlantik i rajonit”, theksoi Osmani.

Ai tha se viti 2018 është vit kyç për progresin e Republikës së Maqedonisë, në përgjithësi, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. “Ky viti gjatë të cilit ne, fqinjët tanë, si dhe vendet e Bashkimit Evropian duhet të marrim vendime të guximshme dhe të drejta”, theksoi Osmani.

Në këtë drejtim ai theksoi se Republika e Maqedonisë me sukses adresoi sfidat që qëndrojnë në rrugën e saj të integrimeve evropiane, për të cilin pres të rezultojë me vendim në takimin e qershorit të Këshillit të Evropës, për nisjen e negociatave, ndërkaq për suksesin i të cilit gjithsesi shpresojmë edhe në mbështetjen e Gjermanisë. (MIA)

Tags: BEBujar Osmaniceshtje evropianefqinj
Next Post
Deralla: Lagja e Trimave ishte operacion i pa suksesshëm kriminel

Deralla: Lagja e Trimave ishte operacion i pa suksesshëm kriminel

Parashikimi i motit

Parashkimi i motit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom