Një i burgosur është lënduar rëndë një një rrahje që ka ndodhur dje në pjesën e mbyllur të Institucionit Ndëshkues-Përmirësues – Idrizovë.
Policia kumtoi se dje rreth orës 16.30 në Sektorin e punëve të brendshme Shkup, është denoncuar se në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Idrizovë. në krahun e pestë (pjesë e mbyllur), pas grindjes paraprake ka ardhur deri në rrahje midis të dënuarve S.R. (26) dhe M.E. (32), të dy nga Shkupi.
Në rrahjen M.E. ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuar nga ana e mjekut të Klinikës për Kirurgji maksilofaciale.
Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit, kumtoi MPB-ja. (MIA)