Me pjesëmarrjen e saj në Detin Egje, NATO jep kontributin e vet në zbatimin e Marrëveshjes midis BE-së dhe Turqisë dhe për rënie të dukshme të kalimeve të emigrantëve të paligjshëm, vlerësoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“Të dhënat e KB-së tregojnë se pas pjesëmarrjes të anijeve të NATO-s në Detin Egje nga viti 2016, vërehet rënie e dukshme e numrit të kalimeve të paligjshme. Pjesëmarrja e NATO-s është e rëndësishme, sepse ndihmon në zbulimin e kalimeve të paligjshme dhe më pas i raporton rojet bregdetare greke dhe autoritetet turke, por edhe FRONTEKS”, tha Stoltenberg në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.
Sipas atij, pjesëmarrja e anijeve të NATO-s në Detin Egje kontribuon edhe në përforcimin e bashkëpunimit në mes të Turqisë dhe Greqisë, si dhe midis Turqisë dhe FRONTEKS, që është veçanërisht e rëndësishme për menaxhim të situatës.
Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, sekretari i përgjithshëm i NATO-s shprehu keqardhje për marrëdhëniet greko-ruse, gjegjësisht për incidentet në Detin Egje, por potencoi se këto dallime duhet të zgjidhen me kontakte të veçanta të dy vendeve anëtare të Aleancës.
Stoltenberg ka qëndrim identik edhe në lidhje me çështjen e dy ushtarëve grekë të cilët nga fillimi i marsit gjenden në burg në Turqi, pasi për shkak të motit të keq humbën dhe kaluan në territorin e Turqisë.
“Ekzistojnë mosmarrëveshje, dallime midis aleatëve në NATO, por mendojë se kjo e tregon edhe mënyrën se si funksionon NATO, e cila ka 29 aleatë dhe ku të gjitha vendimet sillen me konsensus, ashtu që, NATO nuk ka mekanizma për zgjedhjen e dallimeve midis aleatëve. Me atë, ju bëjmë thirrje Turqisë dhe Greqisë, me këto çështje të merren përmes kontaktit të drejtpërdrejtë midis tyre”, thotë sekretari i përgjithshëm i NATO-s në intervistë. (MIA)