Ka ardhur koha të sigurojmë mjedis i cili nuk do t’i gjykojë as, ndërkaq, do t’i diskriminojë personat e sëmurë nga HIV apo tuberkulozi. Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë mbrojtje dhe realizim të të drejtave themelore të njeriut. Qeveria e Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga koncepti “Një shoqëri për të gjithë” bën përpjekje të krijojë shoqëri të çliruar nga paragjykimet. Secili prej nesh është i ndryshëm dhe i veçantë në mënyrën e vet. Sëmundja nuk duhet të jetë matës për atë si është një person.
Këtë e theksoi kryetari i Qeverisë Zoran Zaev në hapjen e takimit të 30-të dyditor të Këshillit të Fondit global për luftë kundër HIV, malaries dhe tuberkulozit i cili filloi sot në Shkup.
theksoi se prezenca e më shumë delegatëve nga të gjitha anët e botës tregon në faktin për respekt ndaj Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe për përballje me sukses me virusin HIV dhe me tuberkulozin si dy probleme shëndetësore të mëdha, por edhe shoqërore.
“Në 14 vitet e kaluara për luftë kundër HIV dhe tuberkulozit për Republikën e Maqedonisë janë ndarë si fond madje 34 milionë dollarë. Duke filluar nga ky vit Republika e Maqedonisë në tërësi e ndërmori financimin e projekteve për luftë kundër HIV dhe tuberkulozit. Për këtë dedikim Qeveria për vitin 2018 ka ndarë 1,5 milionë euro apo tre herë e gjysmë më shumë në krahasim me vitin e kaluar”, tha Zaev.
Me këtë, potencoi, Republika e Maqedonisë u bë lider në rajon lidhur me financimin e programeve kundër HIV dhe tuberkulozit nga ana e shtetit. Theksoi se me këto mjete Ministria e Shëndetësisë ka krijuar kushte të vazhdojë implementimi i të gjitha programeve parandaluese të cilat në vitet e kaluara janë zbatuar pikërisht me mbështetje financiare dhe ndihmë nga Fondi Global.
Shtoi se duke investuar në mbrojtjen e në afat të gjatë do të shpëtohen një numër i madh i jetëve të njerëzve. Sipas tij, financimi shtetëror patjetër edhe më tej të rritet dhe në këtë mënyrë do të garantojë qëndrueshmëri afatgjatë të programeve për luftë kundër HIV dhe tuberkulozit dhe do të përfshijnë një numër të madh të qytetarëve të prekur.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke prezantuar një pjesë nga konkluzionet të cilat kanë dalë nga takimi tha se ai është mbajtur në kohën kur përpjekja e lartë politike për parandalim nga HIV dhe tuberkulozi është jashtëzakonisht i rëndësishëm në Evropën Juglindore. Theksoi se për momentin vendet e rrisin mbështetjen financiare shtetërore, derisa Fondi Global i mbështet vendet me shkallë më të lartë të këtyre sëmundjeve, ndërsa me kapacitet më të vogël ekonomik.
“Sepse përforcimi i qëndrueshmërisë është proces rrjedhës, dialogu nga ky takim ministror duhet të vazhdojë në suaza edhe midis vendeve në nivel politik dhe teknik me përfshirjen e sektorëve të ndryshëm, përfshirë edhe komunitete e prekura dhe shoqërinë civile”, shtoi Filipçe. (MIA)