Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në trevjetorin e ngjarjeve në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë kur humbën jetën tetë policë, kumtoi se institucionet në vend do ta sigurojnë drejtësinë dhe se përgjegjësi për këto ngjarje patjetër të ketë.
“Në ditën e sotme, shënojmë tre vjet nga ngjarja më tragjike të cilat ky vend i mban mend. Në Lagjen e Trimave në Kumanovë, humbëm tetë jetë njerëzish, tetë pjesëtarë të policisë. Ky akt jonjerëzor dhe kundërshtetëror nuk guxon asnjëherë të përsëritet”, theksohet në kumtesën e MPB-së.
Pjesëtarët e policisë, siç theksohet, janë këtu t’i mbrojnë qytetarët dhe rendin kushtetues të shtetit dhe nuk guxojnë asnjëherë të jenë viktima të kurrfarë interesave të tjera.
“Këta heronj i kanë sakrifikuar jetët e tyre që t’i mbrojnë qytetarët, viktimë për të cilën të gjithë duhet të bëjmë përpjekje dhe të punojmë në mënyrë të vlefshme, që më asnjëherë të mos na ndodhë. Shoqëria jonë e përbashkët, një shoqëri për të gjithë është garanci e paqes dhe bashkëjetesës. Qytetarët gjithmonë do ta kujtojnë guximin e tyre, ndërsa institucionet në Republikën e Maqedonisë do ta sigurojnë drejtësinë, si detyrë edhe ndaj familjeve të tyre dhe ndaj popullatës. Përgjegjësit për ngjarjet në Lagjen e Trimave do të përballen me përgjegjësinë. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë gjithmonë do të përkujtohen në heroizmin e këtyre mbrojtësve”, theksohet në kumtesë.
Në “Lagjen e Trimave” jetët i kanë humbur: Zharko Kuzmanovski (1981), nga fshati Bërvenicë, Tetovë, Nenad Serafimovski (1987), nga fshati Zubovc, Gostivar, Sasho Samojllovski (1982), nga fshati Bërvenicë, Tetovë, Boban Ivanoviq (1968, nga fshati Stajkovc, Shkup, Goran Ilijevski (1974), nga Gostivari, Isamedin Osmani (1983), nga fshati Studeniçan, Shkup, Lubisha Arangjeloviq (1966) nga Shkupi dhe Goran Stojmenoviq (1970) nga Milladinoci, Shkup. (MIA)