Me rastin e 9 Majit, shënimit të Ditës së Evropës, nëpër qytetet e Maqedonisë do të mbahen më shumë aktivitete.
Sekretariati për Çështje Evropiane do të organizojë mëngjesin tradicional “BE Mëngjes”, në Klubin e deputetëve në Shkup, me fillim në ora 09:00.
Në këtë ngjarje janë të ftuar ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së, zëvendëskryeministrat e mëparshëm për Çështje Evropiane, të cilëve do t’ju referohen zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar.
Delegacioni i BE-së në Maqedoni, do ta shënojë Ditën e Evropës në Kumanovë, Kriva Pallankë, Dibër, Kavadar, Koçanë, Gjevgjeli, Ohër, Gostivar, Tetovë, Veles, Strumicë dhe Manastir. Info pikat e BE-së në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup, Universiteti i EJL në Tetovë dhe Universiteti i Manastirit do t’i kyçin studentët në diskutime për të ardhmen evropiane të vendit.
Zhbogar dhe ambasadorët tjerë të vendeve-evropiane të BE-së, do të marrin pjesë në kremtimet dhe do ta bartin mesazhin për të ardhme të përbashkët.
Ngjarja qendrore e programit për Ditën e Evropës është BE parku, që do të mbahet në Shtip më 12 maj, në praninë e kryeministrit Zoran Zaev, kryetarit të Shtipit, Bllagoj Boçvarovski dhe Samuel Zhbogar.
Dita e Evropës, e cila çdo vit mbahet më 9 Maj e feston paqen dhe unitetin e Evropës. (MIA)