Më shumë se 100 kompani deri më tani kanë ngritur aplikime projektuese për mjetet nga shtylla e tretë të Planit qeveritar për rritje ekonomike. Deri në fund të thirrjes pritet dyfishimi i këtij numri, ndërsa në fillim të korrikut edhe nënshkrimi i marrëveshjeve të para, deklaroi sot drejtori i Fondit për Inovacion e dhe Zhvillim Teknologjik Jovan Despotovski.
Thirrja publike e prokejtuar në 645 milionë denarë ishte shpallur më 28 prill, ndërsa do të zgjasë deri më 11 qershor. Tani për tani interes më të madh ka për masën e tretë – shpenzime financiare deri në 60 për qind për inovacione, produkte dhe shërbime të reja, nga ideja deri te plasmani, për çfarë janë paraparë 20 milionë denarë, dhe në këtë segment janë tre të katërtat e firmave të cilët kanë aplikuar.
Kompanitë janë të interesuara edhe për masën e katërt – aftësim profesional të rinjve deri më 29 vjet në disa nga kompanitë në vendet perëndimore.
“Interesi është i madh. Pres deri në fund të thirrjes të kemi 150 – 200 kompani të paraqitura që tregon se ekonomia e Maqedonisë dhe format vendore kanë nevojë për një lloj të mbështetjes dhe masave së këtilla. Gjithashtu, pres deri në fund të vitit t’i ndajmë të gjithë mjetet”, thekson Despotovski para info-sesionit për aplikimet projektuese në Odën Ekonomike të Maqedonisë.
Sipas tij, transparenca do të jetë maksimale gjatë përzgjedhjes së projekteve dhe vendimin i cili do të financohet.
“Në fazën e parë, evaulimin e projekteve do ta bëjnë personat e jashtëm profesionist, por nga Maqedonia, derisa në fazën e dytë Komiteti për përzgjedhje të parave të Fondit i përbërë nga pesë persona profesionalë, shtetas të huaj. Vendimin, megjithatë kush do të financohet nuk do ta marrin administrata shtetërore, as nëpunësit nga Fondi, Qeveria apo Ministria e Ekonomisë, por plotësisht do të jetë në duart e personave profesionist”, nënvizoi Despotoevski.
Në drejtim të transparencës, plotësoi, pas kërkesës së kompanive, prej më parë janë shpallur edhe kriteret sipas të cilave do të bëhet përzgjedhja. Gjithashtu, është formuar trupi i punës me të cilin bashkësia e biznesit është përfshirë në realizimin e tërë planit – nga shpallja e thirrjes deri në nënshkrimin e marrëveshjeve.
Edhe Oda Ekonomike vlerësoi se është i madh interesi i kompanive për përkrahjen qeveritare.
“Presim kompanitë të vendosin çështje konkrete që t’i detektojmë problemet me të cilat përballen gjatë plotësimit eventual të aplikimeve projektuese. Interes ka për shumicën e masave, veçanërisht për përkrahjen për rritje të shpejtë dhe për aftësim profesional të kuadrit, si dhe për krijimin e prodhimeve plotësuese dhe shërbimeve që do të jenë konkurruese në tregjet vendore dhe të huaja, përparimi i procesit prodhues dhe i veglave të marketingut”, theksoi Biljana Peeva Gjuriq nga Oda Ekonomike.
Despotovski njoftoi se info sesionet do të vazhdojnë edhe në dy javët e ardhshme, jashtë Shkupit, në Qendrat më të mëdha nëpër shtet.
Masat e shtyllës së tretë janë të hapura për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ndërsa të sistematizuara janë ashtu, të mos nxisin konkurrencë të firmave. Tani për tani nuk ka evidentim se cilat sektore gjatë aplikimit dominojnë, por Despotovski njoftoi se nëse ka interes të madh dhe projekte cilësore, ekziston mundësi për rritje të mjeteve. (MIA)