Në Fakultetin Ekonomik në Shkup sot do të mbahet ngjarje për sfidat e Bankës Investuese Evropiane (BIE) në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendeve Ballkanit Perëndimor.
Ngjarjen e organizon Qendra për të Dhëna dhe Informacione të BE-së në Fakultetin Ekonomik në Shkup në suaza të shënimit të 9 Majit – Ditës së Evropës dhe me rastin e 60-vjetorit nga formimi i Bankës Investuese Evropiane.
Është paralajmëruar edhe fjalim i rektorit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski, dekanit të Fakultetit Ekonomik Lubomir Drakullovski dhe udhëheqësja e Qendrës për të Dhëna dhe Informacione të BE-së në Fakultetin Ekonomik, Daniella Mamuçevska. (MIA)