• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Romanca Serbi -Turqi, pritja e ngrohtë e Erdogan për Vuçiqin

May 7, 2018
in BALLINA, BOTA
Romanca Serbi -Turqi, pritja e ngrohtë e Erdogan për Vuçiqin
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia dhe Turqia kanë nisur një etapë të re të raporteve të tyre. Dy liderët Recep Tayyip Erdogan dhe Aleksandar Vuçiq po kujdesen që gjithçka të shkojë lehtë dhe mirë në raportet mes tyre. Erdogan tashmë e konsideron Serbinë si partnerin kryesor në Ballkanin Perëndimor duke përmendur shkëmbimet 1 miliardëshe tregtare ndërsa Vuçiq i ka dhënë komplimete shtetit turk duke e quajtur superfuqi rajonale. E në mediat turke janë kujtuar edhe kohët e arta të bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, në kohën e Pashiqit dhe Ataturkut, kur edhe ishte bërë marrëveshja e famshme për dëbimin e shqiptarëve.

Presidenti serb, Aleksander Vuciq, po qëndron ne Turqi për një vizitë dyditore. Ai të dielën u prit nga presidenti turk, Recep Tayip Erdogan. Dita e parë e vizitës së liderit serb në Stamboll u shënua me shprehjen e miqësisë së përzemërt që kanë dy shtetet mes vete.

Erdogan tha se Serbia është vend shumë mik i Turqisë, ndërsa e bëri Serbinë vendin më të rëndësishëm për qetësinë dhe paqen në Ballkan.

“Serbia është vendi mik i yni dhe shtet kyc për tën siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, ka thënë Erdogan të dielën në forumin e Biznesit Serbi Turqi në Stamboll, transmeton Express.

“Të dyja shtetet kemi shumë vullnet të zhvillojmë raportet bilaterale në të gjitha fushat”, ka thënë presidenti turk, duke potencuar se do që këto raporte të thellohen.

Ai ka përmendur tregtinë mes dy shteteve që vitin e kaluar kanë arritur në 1 miliard, ndërsa tregon se synon që këto shkëmbime të dyfishohen e trefishohen.

“Duam ta thellojmë, diversifikojmë dhe rrisim alenacen tonë të biznesit në fusha të reja”, tha Erdogan.

Ndërsa Vucic u premtoj sipërmarrësve turq që do të krijojë kushtet më të përshtatshme në mënyrë që Serbia të bëhet terren io përshtatshem për investimet e tyre.

Edhe ai tregoi se sa shumë do që të thellohen raportet e shtetit të tij me Turqinë.

“Po i ftoj biznesmenët turq në shtetin tim. Si president i Serbisë, dera ime është e hapur për të gjithë biznesmenët që duan të investojnë në Serbi”, ka thënë Vucic.

Burimi: GazetaExpress

Tags: bashkëpunimErdoganSerbiTURQIvucic
Next Post
Për 24 orë në Afganistan janë likuiduar 59 luftëtarë të grupeve të armatosura ilegale

Për 24 orë në Afganistan janë likuiduar 59 luftëtarë të grupeve të armatosura ilegale

Identifikohen viktimat në një aksident trafiku në Gostivar

Identifikohen viktimat në një aksident trafiku në Gostivar

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom