– Sot është Dita e Policisë së Maqedonisë.
1755. Me iniciativë të shkencëtarit të njohur rus Mihail Vasileviç Lomonosov u hap Universiteti i Moskës, i cili fillimisht kishte vetëm fakultet filozofik juridik dhe mjekësor. Universiteti së shpejti u bë qendër e shkencës ruse.
1832. – Oto i Bavarisë u zgjodh mbret i Greqisë nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës.
1833.- Lindi pianisti dhe kompozitori gjerman, Johanes Brams. Ai shkroi katër simfoni dhe dy koncerte për piano, që u bënë një standard për repertorin klasik.
1840. – Lindi kompozitori i njohur rus, Pjoter Iliç Çaikovski. Ndër veprat e tij përmenden”Arrëthyesi”, “Liqeni i mjelmave”, “Bukuroshja e fjetur” etj.
1861. – Në Kalkuta lindi Rabindrag Tagore, poet indian filozof. Për punën e tij letrare ai në vitin 1913 e fitoi Çmimin Nobël. Vdiq në Kalkuta, më 7 gusht të vitit 1941.
1929. Për herë të parë u nda çmimi “Oskar” që çdo vit e ndan Akademika për kinematografi dhe shkencë në Holivud, SHBA, për filmin më të mirë amerikan, për aktoren dhe aktorin më të mirë, regjisorin dhe skenarin më të mirë etj.
1939. – Italia fashiste filloi invazionin ndaj Shqipërisë.
1942. – Vdiq kompozitori dhe dirigjenti austriak, Feliks Vaingartner. Ai u bë i njohur për dirigjimet e veprave të Bethovenit dhe Vagnerit.
1943. – Gjatë Luftës së Dytë Botërore forcat aleate çliruan Tunisin dhe Bizerten.
1945. – Komanda e Vermahtit Gjerman nënshkroi aktin e kapitullimit me përfaqësuesit e forcave anglo-amerikane. Përfundoi kështu Lufta e Dytë Botërore në Evropë.
1954. – Në Vietnamin e Veriut, rrethimi i forcave franceze në Dien-Bien-Fu përfundoi me dorëzimin e francezëve.
1990. – Lituania zgjodhi Ivars Godmanis si kryeministër, pasi Moska kërkoi më shumë informacion për kushtet e shkëputjes së kësaj republike nga Bashkimi Sovjetik.
1993.- Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nga 20 prilli i vitit 1993, 7 Maji është vendosur si Dita e policisë së Maqedonisë.
1995. – Zhak Shirak fitoi zgjedhjet presidenciale në Francë. Ai mundi bindshëm kundërshtarin socialist Lionel Zhospen, duke i dhënë fund kështu periudhës 14-vjeçare të socialisteve në presidencë.
1999.- Papa Gjon Pali II vizito për herë të parë Bukureshtin (Rumani), një vend ku komuniteti katolik paraqiste një pakicë.
2000.- Vladimir Putin u shpall zyrtarisht president i Rusisë gjatë betimit të tij në një ceremoni solemne në Sallën e Madhe të Kremlinit.
2002.- Vdiq në shtëpinë e tij në Barcelonë në moshën 90 vjeçare, muzikanti kompozitori katalan Xavier Montsalvatge. Montsalbatge, figurë e madhe e muzikës spanjolle të shekullit të 20-të, lindur në Gerone më 1912, kompozoi gjatë jetës së tij mëse 100 vepra, simfoni, opera, duke kaluar tek baleti dhe muzika e kinemasë.
2002. – Në detin e Kinës verilindore u rrëzua aeroplan komercial kinez, ku jetën e humbën 112 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.
2002. – Në sulmin e vetëvrasësit islamik terrosit në një klub në jug të Tel-Avivit humbën jetën të paktën 15 persona. Përgjegjësinë për sulmin e ndërmori organizata terroriste Hamas. (MIA)