SHA ELEM gjatë ditës së djeshme shiti tepricë të energjisë elektrike në sasi prej 88.320 megavatë orë, me çmim prej 43,87 euro për megavat orë. Përfitimi i përgjithshëm për kompaninë është 3.874.598 euro.
Nga SHA ELEM kumtojnë se tepricat e shitura janë energji elektrike “bazike” (0-24h) për periudhën qershor, korrik dhe gusht të këtij viti.
SHA ELEM ofroi edhe 14.400 megavatë orë energji “më cilësore” (8020h) për të cilën u fitua çmimi më i lartë prej 44,05 euro për megavat. Duke e pasur parasysh atë që çmimi i arritur ishte nën vlerësimet për pagueshmëri të prodhimit të energjisë elektrike nga lloji i cekur, nuk u bë shitja e kësaj sasie. Shitja e energjisë elektrike e cila ishte realizuar, do të mundësojë rritje të prodhimtarisë në vëllim të sasive të cekura, përmirësim të gjendjes financiare dhe rritje të portofolit të kompanisë”, thuhet në kumtesën nga SHA ELEM. (MIA)