• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Gruaja e Ivanoviqit ikën nga Mitrovica, zhvendoset në Beograd – Jep dëshmi për vrasjen e bashkëshortit

May 4, 2018
in BALLINA, LAJME
Gruaja e Ivanoviqit ikën nga Mitrovica, zhvendoset në Beograd – Jep dëshmi për vrasjen e bashkëshortit
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disa anëtarë të partisë së Iniciativës Qytetare, tani do të japë dëshmi në Zyrën e Prokurorit Special edhe gruaja e Oliver Ivanoviqit, Milena.

Tani kur janë bërë më shumë se 100 ditë nga vrasja e Ivanoviqit më 16 janar para selisë së partisë së tij në Veri të Mitrovicës, Milena ka thënë se ky rast është neglizhuar, shkruajnë mediat serbe.

Ajo ka thënë për “News” se është bërë periudhë e gjatë pothuajse katër muaj qëkur po i thonë se vetëm po vazhdojnë hetimet.

“Ajo që është e frikshme është se kemi përvojë me disa raste të mëhershme. Sa më shumë kalon koha, aq më vështirë është të gjendet fajtori. Unë po u kërkoj prokurorëve që mos të vonohen dhe ta marrin më seriozisht këtë temë. Kjo punë po zvarritet ose për të fshehur diçka ose për të harruar gjithçka”, ka thënë Milena Ivanoviq.

Ajo ka theksuar se qëllimi i vetëm i saj është të gjendet autori dhe të marrë dënimin e merituar të këtij krimi të tmerrshëm, duke shtuar se nuk do të heqë dorë asnjëherë nga gjetja e fajtorit.

E pyetur se pse e la Mitrovicën dhe u zhvendos në Beograd, ajo ka dhënë arsyetim vrasjen e burrit.

“Mitrovica më mori gjënë që e desha më së shumti dhe prandaj vendosa që ta lë këtë qytet përgjithmonë”, ka thënë tutje Milena.


Burimi: GazetaExpress

Tags: beogradmedia serbeMilena IvanoviqMitrovicëOliver Ivanoviq
Next Post
Ujësjellësit e fshatrave nga rajoni i Kërçovës të ndotur me bakterie

Ujësjellësit e fshatrave nga rajoni i Kërçovës të ndotur me bakterie

ELEM shiti tepricë të energjisë elektrike për 3.874.598 euro

ELEM shiti tepricë të energjisë elektrike për 3.874.598 euro

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom