• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BOTA

Zgjedhje parlamentare në Liban pas pothuajse një dekade

May 4, 2018
in BOTA, LAJME
Zgjedhje parlamentare në Liban pas pothuajse një dekade
Share on FacebookShare on Twitter

Pas pothuajse një dekade, libanezët të dielën do të dalin në vendvotime për të zgjedhur 128 anëtarë të parlamentit.

Më 6 maj, mbi 3,6 milionë votues të regjistruar do të mund të zgjedhin mes 583 kandidatëve, të ndarë në 77 lista në 15 rajone, me 27 nënrajone.

Sipas ligjit të ri, të miratuar në qershor, përbërja e re parlamentare do të zgjedhet sipas sistemit proporcional, përkatësisht partitë do të fitojnë aq vende deputetësh në pajtim me përqindjen e votave të fituara.

Ligji i ri parasheh që secili votues të zgjedhë një listë dhe duhet të japë një votë preferenciale për një kandidat nga ajo listë. Sipas ligjit të deritnaishëm, fituesit në çdo njësi zgjehdore i merrnin të gjitha vendet e deputetëve, për ç’arsye ata të cilët janë në pakicë nuk mund të merrnin asnjë deputet në atë njësi.

Ligji i ri, i cili posaçërisht i nxitë gratë të kandidojnë, për herë të parë parasheh të votojnë edhe libanezët nga diaspora, thekson Radio Evropa e lirë. Për libanezët nga diaspora, disa nga vendvotimet janë të hapura prej 27 prillit, mbi 66 për qind e 12.615 votuesve të regjistruar të cilët jetojnë në gjashtë vende arabe e dhanë votën e tyre.

Në garën zgjehdore marrin pjesë 583 kandidatë, prej të cilve 111 gra, që është shtat/ herë më shumë se sa në vitin 2009, kur pati vetëm 15 gra në mesin e 702 kandidatëve.

Rrjedhën e votimeve do ta ndjekin vëzhgues të pavarur nga Shoqata libaneze për zgjedhje demokratike dhe misioni vëzhgues i BE-së.

Rezultatet e para do të publikohen më 7 maj, për kur është shpallur festë.

Zgjedhjet do të jenë të parat pas pothuajse njëd ekade të politikës turbulente. Prej vitit 2009, libanezët dy herë përjetuan kolaps të qeverisë (në vitin 2011 dhe vitin 2013), presidenca ishte pa përbërje të emëruar 29 muaj (prej vitit 2014 deri më 2016), ndërsa deputetët e vazhdonin mandatin e vet disa herë. (MIA)

Tags: LIBANzgjedhje
Next Post
Në Selanik tentim i ri i Dimitrovit dhe Koxias për përafrimin e qëndrimeve për “çështjet më të vështira”

Në Selanik tentim i ri i Dimitrovit dhe Koxias për përafrimin e qëndrimeve për "çështjet më të vështira"

Të dielën regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

Të dielën regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom