1504. – Humanisti shqiptar, Marin Barleti, botoi në Venedik veprën “Rrethimi i Shkodrës” mbi luftën heroike të banorëve të këtij qyteti kundër pushtuesve turq gjatë viteve 1474-1478, ku mori pjesë vetë Marin Barleti.
1519. – Vdiq skulptori, shkencëtari dhe piktori italian, Leonardo da Vinçi. Ndër veprat e tij të famshme përmendim “Mona Liza” dhe “Darka e fundit”.
1729. – Lindi Katerina e II ose siç njihet Katerina e madhe, perandorja e Rusisë, e cila është njohur për vullnetin e saj për të marrë pjesë në zhvillimet politike dhe kulturore të Europës.
1813. – Francezët dalin fitimtarë në betejën e Lucen-it gjatë fushatës së Napoleonit në Lajpcig.
1860. – Lindi në Budapest Teodor Hercëll, themeluesi i Sionizmit modern.
1863. – Në betejën e Kanslorsuvil-it fillon lufta civile amerikane. Gjatë kësaj beteje Tomas Xhekson vritet aksidentalisht nga njerëzit e tij.
1885. – Mbreti Leopold i II shpallet mbret i shtetit të ri të Kongos.
1892. – Lindi Baron Manfred von Rihthofen, piloti i famshëm gjerman. Ai rrëzoi rreth 80 avionë armiq gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u mbiquajt “Baroni i Kuq”.
1904. – Lindi aktori dhe këngëtari i madh amerikan, Harri Lillis (Bing) Krosbi. Ai u bë një nga artistët më të famshëm dhe kënga e tij “Krishtlindje të mbara” u bë disku më i shitur i të gjithë kohërave me mbi 30 milion kopje.
1923. – Lindi Patrik Hilleri, politikan dhe president i Irlandës nga viti 1976 deri në vitin 1990. Ai negocioi hyrjen e Irlandës në Komunitetin Europian dhe u bë Zv.president për tre vjet rresht.
1933. – Kancelari gjerman Adolf Hitler i pezulloi sindikatat.
1936. – Perandori Selasie dhe familja e tij braktisin Adis Ababën, tre ditë përpara pushtimit të Etiopisë nga Italia.
1951. – Këshilli i Europës pranon Gjermaninë si anëtare me të drejta të plota.
1953. – Në Jordani merr fronin mbreti Husein pas rrëzimit të të atit, mbretit Talal. Në Irak merr pushtetin mbreti Faisal II.
1957. – Vdiq senatori Xho Makartur, politikani i njohur amerikan për veprimtarinë e tij antikomuniste të “Gjuetisë së shtrigave” .
1965. – Hyn në veprim sateliti i parë për transmetimin televiziv “Zogu i herët”, i cili transmetonte në 24 vende të botës.
1994. – Presidenti i Afrikës së Jugut, De Klark, pranon fitoren e Nelson Mandelës në zgjedhjet e para të lira atje.
1999. – Vdiq Oliver Rid, aktor dhe regjisor i famshëm britanik. Ai ishte autori i 53 filmave, ndër të cilat përmendim “Gra në dashuri”.
2000. – Një raketë balistike izraelite me rreze të shkurtër veprimi, e lëshuar gjatë disa manovrave ushtarake muajin e kaluar, ra pranë një kryqëzori të marinës amerikane në lindje të Mesdheut, duke e bërë ekuipazhin e luftanijes amerikane të besonte se kundër saj ishte ndërmarrë një sulm.Raketa “Xheriko 1” që nuk ishte aktive, u lëshua më 6 prill nga baza ushtarake e Javnes (Izrael) dhe ra 75 km nga kryqëzori.
2011. – Në Pakistan është vrarë terroristi më i kërkuar në botë, lideri i Al Kaedës, Osama bin Laden.
2015. – Në moshën 89 vjeçare vdiq balerina e njohur botërore Maja Pliseckaja. Pliseckaja lindi më 20 nëntor të vitit 1925 dhe ajo është njëra nga dy balerinat e Bashkimit Sovjetik e cila e ka marrë titullin “Prima ballerina assoluta”.