• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Maqedonia gjithsesi duhet ta hapë Kushtetutën para hyrjes në BE

April 30, 2018
in BALLINA, LAJME
Maqedonia gjithsesi duhet ta hapë Kushtetutën para hyrjes në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri Zoran Zaev, i pyetur nëse me deklaratën e tij të djeshme, për Radio Evropa e Lirë lë hapësirë për negociata shtesë me mundësi për ndryshim të Kushtetutës me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues, u përgjigj “jo” dhe sqaroi se nëse ka thënë diçka të tillë, e ka thënë se Maqedonia gjithsesi do të duhet ta hapë Kushtetutën para hyrjes në BE, si edhe çdo shtet.

“Maqedonia gjithsesi duhet ta hapë Kushtetutën para hyrjes në BE, si edhe çdo shtet anëtar, e cila para hyrjes në BE e bën atë dhe një pjesë të sovranitetit të saj ia dorëzon BE-së. Nëse bëhet fjalë për garanci shtesë ose diçka që është e rëndësishme për qytetarët e Greqisë, të cilët janë palë, atëherë do të duhej të shqyrtohet si mundësi. Unë jam njeri që kërkon të gjitha mënyrat e mundshme kreative për gjetjen e zgjidhjes, duke ditur se mund të gjendet zgjidhje nëse institucionet në Greqi dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë votojnë për atë zgjidhje”, tha Zaev pas seancës së sotme gjyqësore për lëndën “Ryshfeti”, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ai theksoi se nga ky aspekt në fund bëhet fjalë për vendime të institucioneve dhe nuk bëhet fjalë për vendim të Zaevit dhe Dimitrovit ose vendim të Ciprasit dhe Koxiasit.

“Më duket se i kam thënë të gjitha variantet e mundshme për atë që mund të ndodhë në të ardhmen me shumë dëshirë që të gjendet zgjidhje, por në të njëjtën kohë të ruhet dinjiteti dhe identiteti”, tha Zaev.

I pyetur se si i komenton kërcënimet nga Lëvizja “Tvrdokorni” drejt tij, Zaev tha se gjatë viteve u mësua në kërcënime të cilat kanë ardhur në mënyrë verbale dhe praktike.

“Jemi mësuar me këto punë. Unë vetëm apeloj, nëse kërcënimet janë me mundësi se mund të realizohen, organet e shtetit ta kryejnë punën e tyre. Pa dallim nëse bëhet fjalë për mua ose për çdo qytetar të Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Burimi: MIA

Tags: BEKushtetutëZaev
Next Post
Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

2 maj

2 maj

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom