• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Daçiç: Nëse Kroacia dëshiron luftë diplomatike, do të ketë

April 30, 2018
in BALLINA, RAJON
Daçiç: Nëse Kroacia dëshiron luftë diplomatike, do të ketë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiç njoftoi se politika e Serbisë ndaj Kroacisë në të ardhmen do të bazohet në parimin e reciprocitetit dhe se Beogradi do të kthejë me të njëjtën masë nëse Zagrebi vendos ta tërheq ambasadorin e saj. 

“Shpresoj se arsyeja do të mbizotërojë dhe se do të vazhdojmë në rrugën e marrëdhënieve të mira fqinje, siç kanë paraparë presidentët e Kolinda Grabar Kitaroviç dhe Aleksandar Vuçiç. Por, nëse dikush dëshiron luftë diplomatike, do të fitojë luftë diplomatike”, deklaroi Daçiç për portalin serb Informer.

Ai theksoi se kroatët e kanë shpallur për person të padëshiruar ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe se Beogradi është përgjigjur me masë reciproke.

“Masat reciproke janë praktikë e zakonshme në diplomaci. Gjithkund bëhen. Gjithsesi, nuk jemi të kënaqur me këtë, por jemi të detyruar për një hap të tillë. Ne vetëm reagojmë, përgjigjemi ndaj veprimeve të tyre. Nëse vjen deri tek hapat jomiqësore të Zagrebit, jemi të gatshëm të reagojmë”, thotë Daçiç.

Shefi i diplomacisë vlerësoi se “reciprociteti është nënë e diplomacisë” dhe se atë e bëjnë edhe presidenti amerikan dhe rus Donald Tramp dhe Vladimir Putin.

Duke folur për mundësinë që Kroacia ta ngadalësojë rrugën evropiane të Serbisë, Daçiç vlerësoi se nuk është e sigurt nëse Zagrebi në qershor ta bllokojë hapjen e kapitujve të rinj negociues me BE-në.

Tags: DaçiqKROACISerbi
Next Post
Saxhid Xhavid ministër i ri i Punëve të Brendshme i Britanisë së Madhe

Saxhid Xhavid ministër i ri i Punëve të Brendshme i Britanisë së Madhe

“To Vima”: Koha po kalon ndërsa gjithnjë e më larg zgjidhjes

"To Vima": Koha po kalon ndërsa gjithnjë e më larg zgjidhjes

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom