Presidenti Gjorgе Ivanov, përsëri e propozoi Dimitar Bogov për guvernator të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.
Në përputhje me kompetencat e tij, presidenti Ivanov, propozimin ia dorëzoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Siç theksohet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të shtetit, me qëllim që Republika e Maqedonisë të fitojë një guvernator i cili me përgjegjësi do ta kryejë këtë funksion të rëndësishëm, presidenti Ivanov në dy muajt e kaluar kishte konsultime me Unionin e Dhomave Ekonomike, me Odën Ekonomike të Maqedonisë, me Shoqatën e bankave, me ASHAM dhe me faktorë të tjerë relevantë në këtë lëmi, dhe udhëhiqej vetëm nga cilësia dhe profesionalizmi i personit i cili propozohet.
“Udhëheqja e politikës monetare dhe punimet e përgjithshme të bankës qendrore në vendin tonë, vazhdimisht pozitivisht janë vlerësuar nga raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë. Nga viti 2015 e këndej, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, sipas vlerësimeve të KE-së shënon progres të shkëlqyer në realizimin e qëllimeve dhe obligimeve të veta, në pajtueshmëri edhe me legjislacionin e BE-së. Në atë kontekst veçanërisht është notuar arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve, mirëmbajtja e rezervave valutore, mbajtja e kursit të këmbimit fiks të denarit kundrejt euros dhe shfrytëzimi i operacioneve të tregut të hapur dhe rezerva e detyrueshme. Pozitivisht është vlerësuar edhe harmonizimi i kornizës juridike i politikës monetare me legjislativën e BE-së, dhe aktivitetet për sigurimin e pavarësisë funksionale dhe institucionale të Bankës Qendrore”, thuhet në kumtesë.
Dimitar Bogov është guvernator i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë nga viti 2011. Ai i ka 23 vjet përvojë pune nga të cilat nëntë vjet në funksione drejtuese në sektorin publik, një vjet në vjet në fushën e shërbimeve konsulente të biznesit dhe katër vjet në funksion të lartë udhëheqës në bankën më të madhe të Maqedonisë. Bogov ka punuar si udhëheqës në Entin Shtetëror Statistikor dhe në Ministrinë e Financave, ku ka qenë përgjegjës për përgatitjen e statistikave makroekonomike, analizës ekonomike, planifikimit makroekonomik, propozimeve për politikë ekonomike dhe ka qenë i kyçur në bisedimet me FMN-në. Nga viti 2002 deri në janar të vitit 2007, ai ka punuar si ekonomist kryesor në “Stopanska banka” SHA Shkup, anëtare e grupacionit NBG, ku ka qenë përgjegjës për përgatitjen e analizës ekonomike dhe tregtare, planifikimit të biznesit, kontabilitetit të menaxhimit dhe menaxhim me rrezikun. Nga viti 2007 deri në vitin 2011, ai ka kryer funksionin e guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe ka qenë përgjegjës për tregun financiar, menaxhimin e rezervave valutore dhe sistemet për pagesë. Ai është anëtarë i Bordit drejtues të iniciativës së Vjenës 2.
Burimi: MIA