Të paktën 21 persona e humbën jetën ndërsa mbi 27 janë lënduar gjatë dy sulmeve të ndara vetëvrasëse në kryeqendrën afgane Kabul, informojnë nga Ministria afgane e Shëndetësisë.
Gjatë shpërthimit të dytë ka shumë gazetarë të pësuar, njoftojnë mediat lokale.
Sulmi i parë është kryer pranë qendrës afgane për zbulim nga një terrorist me motor.
Vetëvrasësi i dytë është prezantuar si reporter dhe është hedhur në erë në mesin e një grupi reporterësh, që kanë ardhur të informojnë për sulmin e parë.
“Frans pres” konfirmoi se mes viktimave është edhe fotoreporteri i tyre Shah Maraj.
Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Dega lokale e Shtetit Islamik (SHI) dhe talebanët shpesh kryejnë sulme në vend. Talebanët më shpesh i sulmojnë shërbimet qeveritare dhe forcat e sigurisë, ndërsa SHI atakon në pakicën shiite. Të dy grupet duan të vendosin pushtet të rreptë islam në Afganistan.
Para një jave u sulmua pika për regjistrimin e votuesve, me ç’rast u vranë 60 persona. Përfaqësues të forcave të sigurisë paralajmërojnë për rrezik prej një vale sulmesh para zgjedhjeve parlamentare, të cilat duhet të mbahen në tetor.
Qendra e shërbimit afgan për zbulim ishte cak i një sulmi vetëvrasës edhe në mars. Atentatori e kaloi barrierën policore në këmbë dhe u hodh në erë në hyrje të qendrës.
Burimi: MIA