Kina e përshëndeti Samitin e sotëm midis Koresë së Jugut dhe të Veriut, duke vlerësuar se ky është “hap historik” drejt paqes.
Zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Çunjing theksoi se në takimin e Mun Xhae-in dhe Kim Xhong-un do të arrihet “rezultat pozitiv”.
Aho shtoi se Kina me gëzim e ka pritur Samitin si mundësi për hapa të mëtejshëm të “udhëtimit të ri drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë të Gadishullit (Korean), theksoi Hua.
Paraprakisht, shefi i diplomacisë britanike Boris Xhonson e ka përshëndetur samitin e Koresë Jugore dhe veriore, por theksoi se nuk pret shumë.
Paraprakisht, Shtëpia e Bardhë kumtoi se shpreson se në takimin e sotëm midis presidentit koeranojugor Mun Xhae-in me liderin e Koresë së Veriut Kim Xhong-un do të arrihet përparim për arritjen e paqes dhe prosperitetit.
Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë theksohet se presidenti amerikan Donald Tramp me gëzim e pret vazhdimin e bisedimeve me Koren e Jugut, si pjesë e përgatitjeve për takimin e tij të planifikuar me Kim Xhong-un, i cili duhet të mbahet në fund të majit apo në fillim të qershorit.
Burimi: MIA