Zjgidhja nuk mund të ekzistojë pa e ndërruar paraprakisht vendi fqinj kushteturën e vet dhe në mënyrë komplete dhe të pakthyeshme t’i mënjanojë të gjitha elementet e irredentizmit, thotë Kirjakos Micotakis, lideri i partisë më të madhe opozitare greke, duke folur para përgjegjësve të sektorëve të ndryshëm në Demokracinë e Re.
Micotakis konsideron se mënyra në të cilën qeveria menaxhon me negociatat, shkakton shqetësim dhe edhe njëherë përsëriti qëndrimin e tij se “nuk do t’i ndajnë grekët, për t’i bashkuar shkupjanët”.
“Sheqtësim të veçantë shkakton situata në çështjen e Shkupit. Atje ku diplomacia e fshehtë, me mosdiije të askujt, përnjëherë solli në plan të parë një çështje, e cila siç duket, nuk ishte e pjekur për t’u zgjidhur. E edhe më keq, me çështjen e Shkupit, qeveria në fund arriti t’i bashkojë dhe t’i përforcojë fqinjët tanë dhe tentoi t’i ndajë grekët”, thotë lideri i Demokracisë së Re opozitare.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Micotakis i adresoi kritika të ashpra qeverisë së kryeministrit Aleksis Cipras se është e rrezikshme për politikën e jashtme greke.
“Kjo qeveri është e rrezikshme dhe e paraljmëroj që përfundimisht të bëhet serioze, së paku në çështjet nacionale. Meqenëse do të ishte kriminale nëse në politikën e jashtme të vendit e përsëritë dëmin që e shkaktoi në ekonominë nacionale”, tha Micotakis.
Duke folur për ekonominë e vendit dhe qëndrimin e qeverisë se pas 20 gushtit vendi del nga politika e memorandumit dhe programi për mbështetje financiare, Micotakis e porositi Ciprasin, nëse me të vërtetë është ashtu, atëherë të shpallë zgjedhje në shtator.
Ndaj asaj arriti përgjigje mjaft e shpejtë nga kabineti i kryeminsitrit grek, me porosinë se lideri i Demokracisë së Re është i detyruar të presë edhe një vit për zgjedhje (kur skadon mandati i qeverisë), por edhe katër vite shtesë.
Burimi: MIA