• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Xhaferi do ta publikojë ligjin për gjuhët në Gazetën zyrtare, por nuk tha kurë

April 27, 2018
in BALLINA, LAJME
Xhaferi: Vijon periudha për implementimin e ligjeve dhe dialogut politik
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot tha se do ta lëshojë Ligjin e gjuhëve për shpallje në Gazetën Zyrtare, por nuk saktësoi se kur do ta bëjë këtë.

“Nuk jam i ngarkuar për kohën kur do ta lëshoj Ligjin në Gazetën zyrtare”, tha Xhaferi.

Kushtetutën lidhur me mos nënshkrimin e dekretit për këtë ligj, sipas tij, e ka shkelur presidenti Gjorge Ivanov. I pyetur çfarë nëse ai thirret për përgjegjësi se pa nënshkrim të Ivanovit e ka dorëzuar ligjin në Gazetën zyrtare, kryetari i Kuvendit pohon se ai nuk do ta shkelë Kushtetutën dhe se dërgimi i Ligjit për shpallje nuk është vepër penale.

Xhaferi tha se nuk kthehet shumë në ngjarjet e 27 prillit, duke përmendur se ajo është ngjarja më e keqe në demokracinë e Maqedonisë dhe se nuk dëshiron ta komentojë sepse ka proces që është në kompetencë të një institucioni tjetër.

“Procesi ka filluar në kompetencë të një institucioni tjetër dhe nuk kam për qëllim ta komentoj funksionimin e pushtetit gjyqësor”, tha Xhaferi.

Në takimin me gazetarët ai e konfirmoi takimin në suaza të procesit Zhan Mone më 17 maj në Ohër duke theksuar se disa pjesë nga ndryshimet e Rregullores janë harmonizuar.

Janë harmonizuar edhe ligjet për gjykatat,për prokurorinë publike dhe për procedurë penale nga ana e grupeve të punës dhe vazhdimet për këto seanca do të caktohen për më 3 maj, ndërsa një ditë më parë do të ketë seancë të re. 

Burimi: MIA

Tags: Gazeta zyrtareligji per gjuhetTalat Xhaferi
Next Post
Micotakis: Të rëndësishme janë Kushtetuta, irredentizmi i fqinjëve tanë

Micotakis: Nuk është e mundur zgjidhje pa ndryshim të kushtetutës

Takim historik midis liderëve të Koresë Jugore dhe Koresë Veriore

Pekin: Samiti midis Koresë së Jugut dhe të Veriut është hap historik drejt paqes

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom