Pothuaj gjysma e qytetarëve të anketuar të Maqedonisë pozitivisht e vlerësojnë punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, tregon raporti i 41-të global i Galup interneshënël me temë Indeks i qeverisë.
Hulumtimi u zbatua në periudhën nga fundi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit të vitit 2017, dhe sipas tij, indeksi i Qeverisë së Maqedonisë është 48.
Se Qeveria e Maqedonisë është efikase vlerësojnë 47 për qind nga të anketuarit, 48 për qind vlerësuan se respekton vullnetin e popullit, ndërsa 50 për qind prej tyre vlerësojnë se e çon vendin në drejtimin e duhur.
Në Maqedoni, Brima zbatoi anketë në terren, ballë përballë në shtëpinë e të anketuarit, tek 1.210 të anketuar të moshës mbi 15 vjeçarë.
Nga fqinjët e Maqedonisë, më afër këtyre vlerësimeve janë qeveritë e Serbisë dhe Shqipërisë me indeks 41. Në raport me Maqedoninë, Serbinë dhe Shqipërinë, në numër dukshëm më të vogël pozitivisht janë vlerësuar Qeveria e Kosovës me indeks 28, Qeveria e Bullgarisë me indeks 27 dhe me notë më të ulët pozitive është vlerësuar Qeveria e Greqisë me indeks 20.
Rezultatet e Barometrit më të ri botëror global në temë “Indeksi i votës së popullit për Qeverinë” tregojnë se vetëm një e treta e qytetarëve në nivel global, pozitivisht i vlerësojnë qeveritë e tyre.
Indeksi i Zërit të popullit për qeverinë tregon se lidhja mes politikanëve dhe qytetarëve të tyre është më e madhe në shtetet më të zhvilluara dhe demokratike. Pakënaqësia e tillë masive krijon kushte për lëvizje populiste dhe stuhi ekstreme të djathta/të majta, bëhet e ditur në raportin e Gallup interneshënëll.
Burimi: MIA