Është shumë me rëndësi të mos jemi të pafytyrë në shtëpi, të mos turpërohemi, thotë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë për televizionin bullgar BTV, duke i komentuar bisedimet për çështjen për emrin në Greqi.
I pyetur për atë se cili emër është më i pranueshëm, Zaev nuk saktësoi, por thekson se nëse vështrohet nga aspekti historik, shteti i sotëm i Maqedonisë e ka marrë pjesën e epërme, veriore, të Vardarit nga Maqedonia, siç një pjesë e ka Bullgaria, ndërsa një pjesë është në Greqi.
“Pjesa nga Maqedonia historike që është në Bullgari ne e njohim si bullgare dhe këtu nuk ka kurrfarë dilema. Ne e quajmë pjesë të Pirinit, sepse Pirini është mali më i madh, por atje jetojnë qytetarë të Bullgarisë nga të cilët disa ndjehen si maqedonas dhe ajo është e drejta e tyre, Ne me këtë nuk kemi asnjë problem”, thotë Zaev.
Në kontekst të integrimit euroatlantik, i cili tani për tani është bllokuar nga Greqia për shkak të çështjes për emrin, kryeministri Zaev thotë se bisedimet për kontestin vazhdojnë me qëllim që të gjindet zgjidhje.
“Nëse nuk arrijmë, me siguri nuk do të kemi ardhmëri në BE dhe në NATO. Atëherë do të duhet Evropën ta sjellim në Shkup, në Maqedoni. Nuk shoh opsion tjetër. Në rastin përfundimtar nëse nuk gjindet zgjidhje, çështja do të mbetet e hapur dhe do të vazhdojmë pas tre-gjashtë muajve sërish të kërkojmë përgjigje”, tha Zaev për BTV.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.