Prefekti i Athinës Jorgos Kaminis sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Shkup dhe me kryetarin e Shkupit Petre Shilegov do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim midis dy kryeqyteteve.
Bëhet fjalë për vizitë kthyese, pasi kryetari i Shkupit dhe Athinës janë takuar në Athinë në fillim të shkurtit.
Menjëherë pas takimit Kaminis dhe Shilegov, prefekti i Athinës në intervistën për MIA-n e paralajmëroi nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim gjatë vizitës në Shkup.
Atëherë, Kaminis tha se me Shilegovin, i lidh edhe orientimi i tyre politik dhe të dy janë janë socialdemokratë, por më me rëndësi nga gjithçka është vullneti për bashkëpunim.
Burimi: MIA