Vlerësimi i ndërmjetësuesit Methju Nimic pas takimit të djeshëm të përbashkët me shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias në Vjenë është se dy palët janë të përkushtuara në arritjen e zgjidhjes dhe se në këtë drejtim procesi do të vazhdojë në javët në vijim.
Ai pas takimit që u mbajt në zyrën e KB-së në Vjenë, në një deklaratë të shkurtër tha se ka pasur diskutim intensiv në të cilin të dyja palët kanë treguar respekt të ndërsjellë, por nuk saktësoi më shumë detaje.
Theksoi se duke e pasur parasysh se takime të tilla tani më mbahen në muajt e fundit, në të cilat bisedimet midis dy vendeve janë intensifikuar, çështjet të cilat janë temë e diskutimit tani më janë të njohura.
Ministrat Dimitrov dhe Koxias pas takimit, i cili zgjati rreth tre orë nuk dhanë deklarata për mediat. Dy ministrat pas përfundimit të bisedimeve me Nimic, gjithashtu edhe pas takimit paraprak në Vjenë, mbrëmë kanë pasur darkë pune.
Kryeministri Zoran Zaev paraprakisht deklaroi se pret që të bëhet hap pas takimit në Vjenë.
“Besoj se kreativiteti i dy ministrave, ekipeve pas tyre dhe unë dhe Cipras nga ana tjetër kemi dhënë mbështetje dhe inkurajim që të gjinden zgjidhje konstruktive dhe kreative të cilat tekstualisht do t’i kënaqin të dyja palët në pritjet e tyre dhe do të jenë dinjitoze për të dyja vendet dhe qytetarët e tyre”, tha Zaev.
Në prag të raundit të ri të djeshëm të bisedave për emrin u prononcua edhe Qeveria greke përmes zëdhënësit Dhimitris Xanakopullos. Ai tha se Athina në negociatat ka bërë lëshime, dhe tani është koha edhe Shkupi t’i bëjë hapat e domosdoshme për arritjen e marrëveshjes.
Reagime para takimit të djesëm në Vjenë kanë pasur edhe mediat greke, të cilat e karakterizuan si kyç dhe vendosës. Gazetarët grekë përkujtojnë se dallimet mbeten të pandryshuara, e ato janë kërkesa greke për erga omnes, respektivisht emër për përdorim të përgjithshëm dhe revizion kushtetues.
Ministrat Dimitrov dhe Koxias, siç veçmë u kumtua pas takimit të tyre në Ohër, do të takohen edhe në dy konferencat në Greqi, njëra më 3 dhe 4 maj në Selanik, ndërsa tjetra një javë më vonë në Sunio.
Çështja për emrin, sipas mediave greke, pritet të jetë temë e bisedave edhe të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias në takimin e tyre të sotëm.
Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Athina, nga pres qendra e NATO-s kumtuans e Stoltenberg dhe Koxias sot do të realizojnë takim në selinë e NATO-s në Bruksel.
Burimi: MIA