– Sot është Dita Botërore e Drurit
– Sot është Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
121. – Lindi Marko Avrelij, car romak (161-180) dhe filozof. Në formë aforistike e shkroi veprën “Shqyrtimi i vetvetes” në 12 libra. Vdiq më 17 mars të vitit 180.
1532. – Duke përparuar në drejtim të Vjenës, ushtria turke nën komandën e sulltanit Sulejmani II hyri në Hungari.
1788. – Ali Pashë Tepelena filloi fushatën ushtarake për marrjen e Janinës. Beteja e parë e tij kundër bejlerëve të bashkuar u zhvillua në brigjet e liqenit. Ai theu kundërshtarët dhe rrethoi Janinën. Qytetin e mori pa luftë, me ndihmën e miqve të vet grekë dhe sidomos të banorëve të Zagorisë. Sikurse shkruan një kronist francez, Ali Pashë Tepelena hyri në qytet në mes të brohoritjeve të popullit.
1889. – Lindi filozofi austriak Ludvig Vitgenshtajn. Veprat: “Hulumtimet filozofike”, “Përkujtime filozofike”.
1896. – Nikolai II kurorëzohet Car i Rusisë, pas një proçesioni gjigand në katedralen e Moskës.
1910. – Vdiq poeti norvegjez Bjernshtjern Martinius Bjernson, fitues i Çimimit Nobel në shekullin 19. Veprat: “Djaloshi i lumtur”, “Babai”, “I falimentuari”, “Redaktori”, “Mbreti”, “Sistemi i ri”, “Doreza” dhe të tjera.
1915. – U nënshkrua traktati i fshehtë i Londrës, nga përfaqësues të Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë. Ai e copëtonte edhe më shumë Shqipërinë e cunguar. Sipas tij Italia merrte Vlorën dhe Sazanin, Greqia prefekturën e Korçës, të Gjirokastrës dhe gjithë rrethet e tyre, Serbia dhe Mali i zi, Shkodrën, Kosovën etj. Me krahinat që mbeteshin formohej një principatë myslimane. Gjymtimi i parë i Shqipërisë më 1913 ishte me pasojë fatale për popullin dhe vendin tonë. Ai ndërpreu formimin e tregut kombëtar, ndërpreu marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore tradicionale me trevat e mbetura jashtë kufinjëve shtetërorë. I hapi udhë procesit të shkombëtarizimit, të shpërnguljes me dhunë, eleminimit fizik të shqiptarëve, sllavizmit dhe helenizimit të tyre.
1971. – Bashkimi Sovjetik ndërton aeroplanin “TU-144” si kundërpërgjigje ndaj “Konkordit”.
1992. – Republika e Maqedonisë monetarisht u pavarësua. Valuta e re e Maqedonisë e mori emrin “denar”.
1992. – Qeveria e Republikës së Maqedonisë solli vendim për njohjen e Republikës së Bosnjë e Hercegovinës.
1993. – Republika e Shqipërisë e njohu pavarësinë e Republikës së Maqedonisë.
1993. – Gjykata e Lartë e Pakistanit ribashkon parlamentin e vendit dhe rivendos kryeministrin Namaz Sherif. Kjo ndodhi mbas shpërndarjes së parlamentit nga ana e presidentit të vendit Ghulem Ishaq Khan.
2004. – Në Los Anxhelos vdiq Hjubert Srelbi, poeti, më i riu amerikan. Veprat më të njohura të tij janë “Stacioni i fundit Bruklin”, “Rekuiem për një ëndërr”. Lindi në Bruklin, në vitin 1928.
Burimi: MIA