Zejtarët janë të ngarkuar me udhëheqje të evidentimit të kontabilitetit, nuk kanë mjaft kuadro profesionale dhe ende përballen me ekonominë ilegale.
Siç porositën sot para ndarjes së diplomave të zejtarëve, të domosdoshme janë lehtësimet financiare dhe doganore, si dhe përkrahja nga shteti sepse nuk ka zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme pa zejtari.
“Përfundimisht jam i brengosur për zhvillimin e zejtarisë. Nuk kemi kuadro profesionale, shkollat e mesme profesionale nxjerrin fëmijë të cilët janë jashtëzakonisht mirë të edukuar, por jo edhe praktikisht të përgatitur. Ne si punëdhënës i paguajmë për një vit deri në një vit e gjysmë, ndërsa si kthim nuk marrim asgjë. Kur t’i mësojmë, do të shkojnë të punojnë në ndonjë vend tjetër”, deklaroi kryetari i Odës së Zejtarëve Nikolla Petrov.
Sipas tij, është e domosdoshme në një vend si Maqedonia, pa industri, të zhvillohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Në Maqedoni tani për tani ka rreth 5.000 zejtarë, duke i përfshirë edhe kryerësit e regjistruar të veprimtarisë së zejtarëve. Argjendarë, parukierë, orëndreqës, mjeshtër të kozmetikës janë mes zejeve më të shpeshta, ndërsa këpucarët dhe ato profesione të cilat janë tejmbushur nga tregu kinez, po shuhen. Në vend nuk ka elektricistë, hidraulikë, parketarë, njerëz që rregullojnë orë mekanike.
Siç tha Petrov, ka dy kategori zanati, njëra është kategoria e zejeve që po shuhen, ndërsa tjera që nuk u nevojiten qytetarëve – si samarxhinj dhe opingabërës në Shkup.
Ndarja e sotme e diplomave të mjeshtërive organizohet për herë të parë pas 55 viteve.
Ishin zgjedhur zejtarët më të suksesshëm në pesë kategori: mjeshtër zejtar për vepër jetësore, zejtari më i ri i shquar, gruaja zejtare e suksesshme, zejtari në dizajnin modern dhe zejtari i suksesshëm në vitin 2017, ndërsa 10 personave u ishin ndarë diploma për mjeshtër paruker.
“Diplomat e zejtarëve kuptohen si joserioze, ndërsa janë maja e karrierës së zejtarëve. Përfitimi më i madh në profesionin e një zejtari është të bëhet mjeshtër”, potencon kryetari i Odës.
Burimi: MIA