• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Xhaferi u takua me kryetarin e Këshillit kombëtar austriak, Sobotka

April 24, 2018
in BALLINA, LAJME
Xhaferi: Vijon periudha për implementimin e ligjeve dhe dialogut politik
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve nga vendet e Bashkimit Evropian, që mbahet në Talin, Estoni, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me kryetarin e Këshillit Nacional Austriak,  Volfgang Sobotka.

Nga Kabineti i Xhaferit kumtuan se ai ka shprehur kënaqësi për takimin, sidomos për atë që realizohet drejtpërdrejtë para ndërmarrjes së kryesimit të Austrisë me Këshillin e BE-së, që është sinjal i fuqishëm për përkrahjen e fuqishme të proceseve eurointegruese të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari Sobotka, konfirmoi se Austria e mbështet Republikën e Maqedonisë në proceset eurointegruese dhe me këtë rast theksoi se intensifikimi i këmbimit dhe komunikimit parlamentar mund të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve të përgjithshme të të dyja vendeve. Në periudhën që vijon, pritet që të dy Parlamentet të vazhdojnë të bashkëpunojnë në kuadër të Asamblesë Parlamentar të OSBE-së, nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta të deputetëve. Ai gjithashtu interesohej për ngjarjet aktuale në vend, veçanërisht për ndërtimin marrëdhënieve të mira fqinjësore, për arsye se të njëjtat janë me rëndësi kyçe për integrimin e vendit në familjen evropiane.

Xhaferi, theksoi se Republika e Maqedonisë sidomos e çmon faktin që Austria e paraprin grupin e vendeve në BE të cilat janë mbështetës të zëshëm dhe aktivë të fillimit të negociatave aderuese ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë. Ai po ashtu shprehu bindjen se vendi është tërësisht i përkushtuar ndaj reformave që duhet të japin rezultate konkrete.

Në fund të takimit, të dy kryetarët u pajtuan që intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar ta realizojnë nëpërmjet aktiviteteve dhe vizitave të ndërsjella, me ç’rast kryetari i Kuvendit, Xhaferi e përsëriti ftesën e hapur te kolegu i tij për vizitën e Republikës së Maqedonisë gjatë këtij viti.

Burimi: MIA

Tags: austriSobotkatakimXhaferi
Next Post
Thirrje për pjesëmarrje në fokus grup në Shtip

Thirrje për pjesëmarrje në fokus grup në Shtip

Kaminis dhe Shilegov do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në Shkup

Kaminis dhe Shilegov do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në Shkup

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom