Përparimi i bashkëpunimit të kompanive vendore dhe investimeve të huaja të drejtpërdrejta përmes rritjes së nivelit të kompetencave të kompanive vendore që të arrijnë në nivelin adekuat dhe të mund të jenë furnizues të kompanive të huaja është qëllimi i Projektit për rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vendore, që sot u promovua në Shkup.
Projektin dyvjeçar, i financuar përmes IPA fondit, do ta implementojnë Fakulteti i Makinerisë nga Shkupi, Këshilli i Investitorëve të Huaj, Oda Ekonomike e Maqedonisë, Instituti vjenez për teknologji me përkrahje të Qeverisë.
“Afërsia e investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe çmimi i jonë i ulët të fuqisë punëtore nuk janë faktorë të mjaftueshëm që të ndodhë bashkëpunim me investitorët e huaj vetvetiu. Ky projekt do të përpiqet që që përmes filozofisë dhe metodës së re adekuate të kontribuojë për përparimin e funksionimit të kompanive. Ideja është që të hyhet në proceset e drejtpërdrejta reale dhe të punohet në përparimin e produktivitetit dhe cilësisë dhe në këtë mënyrë të mundësohet bashkëpunim më i madh me kompanitë e huaja”, tha Robert Minovski, profesor në Fakultetin e Makinerisë dhe lider i projektit.
Theksoi se mungesa e bashkëpunimit ka të bëjë me cilësinë, teknologjinë joadekuate dhe çmimin.
Zëvendëskryeministri i çështjeve ekonomike, Koço Angjushev theksoi se bashkëpunimi mes kompanive të huaja të cilat punojnë në zonat zhvillimore teknologjike industriale dhe furnizuesit vendor është në nivel shumë të ulët dhe se pjesa më e madhe e shpenzimeve të përgjithshme për furnizim të mallrave dhe shërbimeve nga furnizues të Maqedonisë.
“Kjo, sipas analizave ka të bëjë me faktin që pjesa më e madhe e këtyre kompanive janë në mesin e zinxhirit të prodhimtarisë dhe produktet e tyre dedikohen për kompani të mëdha, multinacionale dhe kështu vendimet për furnizues lokalë nuk mund t’i sjellin shpejtë dhe në mënyrë të pavarur dhe duhet ta konsultojnë shfrytëzuesin përfundimtar. Njëherit shtrohet edhe pyetja sa kompanitë e Maqedonisë janë të gatshme të bëjnë ndryshime në strukturën e tyre të organizative dhe teknologjike për t’i zhvilluar proceset prodhuese për t’i kënaqur standardet dhe kërkesat e kompanive të huaja”, tha Angjushev.
Theksoi se përmes masave nga Plani për rritje ekonomike, Qeveria do ta stimulojë bashkëpunimin midis kompanive vendore dhe të huaja.
“Kompanitë e huaja do të marrin si kthesë prej një për qind nga mjetet e përgjithshme për furnizimet e bëra, nëse 15 për qind e furnizimeve bëhen nga prodhuesit vendorë”, tha Angjushev dhe u bëri thirrje kompanive vendore ta njohin mundësinë për investime që i ofrojnë masat të cilat i miratoi Qeveria.
Kryetari i Këshillit të investitorëve të huaj, Shtefan Peter u porositi kompanive vendore të mos presin që biznesi t’u vijë vetë nëse ulen në zyrë.
“Nëse doni të zhvilloni biznes duhet të dilni nga zyra, të bisedoni dhe të kontaktoni me blerësit potencialë dhe ta prezantoni kompaninë dhe prodhimet e juaja. Nuk ka rrugë të shkurtër për hyrje në zinxhirin për furnizime të investimeve të huaja direkte, përveç me punë të vështirë”, theksoi Shtefan.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.