CIVIL – Qendra për liri si pjesë e projektit “Veprim – Integrim”, organizon fokus grupe me qëllim të identifikimit të nevojave dhe sfidave të qytetarëve në kuptimin e vlerave evropiane dhe proceseve integruese në Bashkimin Evropian, si dhe forcimin e vetëdijes për pjesëmarrje qytetare në reformat demokratike.
Veç më janë mbajtur fokus grupe në Shkup dhe Veles. Sot Civili do të mbajë fokus grup edhe në Gostivar, ndërsa sipas programit parashihet edhe fokus grup në Shtip.
Në fokus grupet dy orëshe do të ftohen përfaqësues të shoqërisë qytetare, mediave, pushtetit lokal, partive politike dhe liderëve në komunitetet. Pjesëmarrja e tyre do të shpërblehet me honorarë modeste me vlerë prej 600 denarë.
Projekti zbatohet në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell, dhe do të zgjasë deri në fund të tetorit.