Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për lëndën e PSP “Tenku”, për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë euro.
Në rastin “Tenku” të akuzuar janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska dhe dhe ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski.
Në seancën e mbajtur para dy ditësh, Gjykata solli vendim për ta veçuar procedurën për Jankullovskën për shkak të “shtatzënisë të rrezikshme”.
Prokurorët e PSP kërkuan veçim të procedurës për Jankullovskën, gjegjësisht për të gjykuar veçmas.
Në kërkesën e tyre kundërshtoi mbrojtja e Gruevskit dhe Popovskit, sepse sipas tyre Jankollovska është e rëndësishme për mbrojtjen e tyre.
Burimi: MIA