Departamenti Amerikan i shtetit jep mbështetje pa rezervë për ardhmërinë euroatlantike të Maqedonisë, pasi vendi mori rekomandim pa kusht nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Në pyetje nga MIA, si SHBA-ja i vlerëson përpjekjet e Qeverisë së re të Maqedonisë për reforma më të thella dhe demokratizim të shoqërisë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit deklaruan se SHBA-ja vazhdon të punojë me Maqedoninë në këto sfida.
“Me Qeverinë punojmë në zbatimin e reformave gjyqësore dhe qeverisjen e të drejtës, lirinë e mediave dhe qeverisjen me përgjegjësi. SHBA-ja mbetet mike dhe partnere besnike e Maqedonisë dhe e mbështesim ardhmërinë euroatlantike të vendit”, deklaruan sot nga Departamenti Amerikan.
Njëherit, SHBA-ja jep edhe mbështetje të fuqishme në bisedimet e ripërtëritshme nën mbështetjen e KB-së për kontestin me emrin e Maqedonisë dhe presin zgjidhje të kësaj arsye afatgjate për përçarje midis Greqisë dhe Maqedonisë.
“I inkurajojmë dy vendet që të demonstrojnë fleksibilitet të nevojshëm dhe kreativitet që të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme në interes të sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe paqes në rajon”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.