• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Në Austri rritet mbështetja për pranim të Ballkanit Perëndimor në BE

April 16, 2018
in BALLINA, BOTA
Në Austri rritet mbështetja për pranim të Ballkanit Perëndimor në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Para prezantimit të nesërm të Raportit për përparimin e shteteve kandidate, në Austri por rritet mbështetja për pranim të shteteve nga Ballkani Perëndimor në BE.

Njëkohësisht ekziston refuzim i qartë për anëtarësimin e Turqisë.

“Mbështetja për kandidate të veçanta të Ballkanit Perëndimor edhe krahas përmirësimit të vogël edhe më tutje është në nivel të vogël, por është interesant se refuzimi shënon rënie”, thotë sekretari i përgjithshëm i Shoqatës austriake për politikë evropiane (OeGfE) Pol Shmit.

Ai, me rastin e anketës së OeGfE thotë se ekziston qëndrim unik për çështjen për kandidatet potenciale nga Ballkani, përveç për Turqinë, anëtarësimin e së cilës në BE nuk e dëshirojnë austriakët.

Anëtarësimin e BeH-së në BE e mbështesin 31 për qind të austriakëve dhe njëkohësisht 36 për qind refuzojnë anëtarësimin e atij shteti. Për Serbinë 29 për qind mbështesim anëtarësimin, përderisa 45 për qind refuzojnë, ndërsa 15 për qind janë indiferentë rreth çështjes për pranim në Union. Për Malin e Zi, 27 për qind e austriakëve japin mbështetje, 39 refuzojnë, ndërsa 24 për qind thonë se janë indiferentë.

Për Maqedoninë 26 për qind mbështesin anëtarësimin, 41 për qind refuzojnë dhe 25 për qind janë indiferentë.

Për Shqipërinë dhe Kosovën austriakët kanë qëndrim të njejtë nga 23 për qind mbështetje, 46 për qind kundër dhe 22 për qind thonë se janë indiferentë.

Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për Turqinë, vetëm 9 për qind mbështesin anëtarësimin e shtetit në BE, përderisa 76 për qind refuzojnë Ankaranë për të qenë në Union, 13 për qind thonë se janë indiferentë.

Krahasimi i rezultateve nga analizat në tetë vitet e fundit tregon se rritet mbështetja për kandidate nga Ballkani perëndimor përderisa në të njejtën kohë përforcohet rezistenca për pranim të Turqisë në BE.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: anetaresimaustriBallkanBEMaqedonipranim
Next Post
Rritet çmimi i benzinës për gjysmë, ndërsa dizeli për një denarë

Rritet çmimi i benzinës për gjysmë, ndërsa dizeli për një denarë

Takim i presidentin të Kosovës me kryeministrin bullgar

Takim i presidentin të Kosovës me kryeministrin bullgar

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom