• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Thaçi dhe Haradinaj nuk mund të dakordohen për njeriun e parë të inteligjencës

April 11, 2018
in LAJME, RAJON
Thaçi dhe Haradinaj nuk mund të dakordohen për njeriun e parë të inteligjencës
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për lirimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, nuk bëhet i plotfuqishëm pa një miratim e presidentit Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur se pas vendimit të tij, tani shkarkimi i Gashit nga posti i shefit të AKI-së do të ndodhë pasi që vendimin ta marrë edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.

Hardinaj ka parashtruar propozim deri te Thaçi që drejtor i ri i AKI-së të jetë Latif Merovci, zëvendësdrejtor aktual i agjencisë.

Sipas nenit 5 të Ligjit për AKI, presidenti së bashku me kryeministrin e emërojnë njeriun  e parë të shërbimit “në afat prej 20 ditëve pasi që vendi mbetet i zbrazët”.

“Rezultat i prishjes se marrëdhënieve ndërinstitucionale ka pasuar shkresa, vendimi im për lirim nga përgjegjësitë për të dytë. Ministri i Punëve të Brendshme është kompetencë vetëm e imja. Kurse shefi i AKI-së është proces i përbashkët i lirimit me presidentin e Kosovës. Gjysma e punës ka përfunduar, unë e kam liruar dhe gjysma tjetër i mbetet presidentit. Presidenti i ka procedurat e veta”, ka thënë Haradinaj.

Por, në anën tjetër Presidenti i Kosovës nuk ka dhënë ndonjë përgjigje se a do të largojë nga pozita shefin e AKI-së.

Thaçi, ndonëse ishte ftuar të raportonte para Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nuk është paraqitur aty fare. Raportimi i tij ndërlidhej me vendimin për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, përkundër që ata kishin leje valide qëndrimi.

Zëvendëskryetarja e Komisionit, deputetja Ganimete Musliu tha se zyrtarët e AKI-së kanë kërkuar që raportimin ta bëjnë pasi të hartojnë një raport për ngjarjet e fundit, të kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër, anëtarët e Komisionit thanë se nuk kanë informacione se a është duke punuar apo jo shefi i AKI-së, pas vendimit të kryeministrit për lirimin e tij nga detyra, pasi që presidenti ende nuk ka marrë vendimin e njëjtë.

Deputeti Arbër Rexhaj, anëtari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kritikuar shefin e AKI-së për neglizhencë.

“Për herë të tretë po e neglizhon komisionin parlamentar, komisionin i cili i bënë kontroll demokratike AKI-së”, tha ai.

“Drejtori i AKI-së, nuk dihet a është i shkaktuar apo jo sepse deri më tash nuk na ka ardhur asnjë vendim”, tha Rexhaj.

Ai, thuhet se do t’i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit. Kurse shkarkimi i tij bëhet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar, pra nga presidenti dhe kryeministri.

Javën e kaluar, bashkëpunimi ndërmjet shërbimeve të inteligjencës të Turqisë dhe Kosovës, ka çuar në arrestimin dhe më pas edhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Pesë prej tyre ishin punonjës në shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq i dëbuari i gjashtë ishte mjek turk.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan e fajëson klerikun fetar, Fethullah Gylen se qëndron prapa një tentim grusht-shteti më 2016.

Deportimi i këtyre personave, siç kanë deklaruar krerët e shtetit të Kosovës, ëshët bërë pa njoftimin e tyre, vetëm nga ana e ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Një zhvillim i tillë kishte detyruar më pas kryeministrin e Kosovës, t’i lironte nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i cili tashmë është larguar nga Qeveria, si dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, por, ky i fundit pret edhe vendimin e presidentit të Kosovës. 

Burimi: MIA

Tags: Agjencia e Kosovës për InteligjencëHaradinajThaçi
Next Post
Nimic u shkruan Dimitovit dhe Koxiasit në vigjilje të takimit të ri në Ohër

Nimic u shkruan Dimitovit dhe Koxiasit në vigjilje të takimit të ri në Ohër

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom