Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër në orën 11 e caktoi seancën për besim të Qeverisë, e kërkuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Xhaferi për të enjten i shtyu vazhdimet e tre seancave, të cilat ishin planifikuar për sot, e në të cilat si pika të mbetura nga rendi i ditës janë ligjet për reforma.
Në njoftimin e Kuvendit qëndron se seanca e 22-të, 34-të dhe 35-të në vend se sot, do të vazhdojnë të enjten më 12 prill në orën 11:00.
Në seancën e 22-të janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për Mbrojtje të dëshmitarëve, në procedurë të shkurtuar, në seancën e 34-të është plotësimi i Ligjit për gjykatat, në lexim të dytë, ndërsa në seancën e 35-të janë plotësimet e Ligjit për Prokurori Publike dhe Ligjit për procedurë penale, në lexim të dytë.
Të enjten pritet të caktohet edhe një seancë në të cilën do të votohen edhe ligjet për ndjekje të komunikimeve, që sot duhet të kalojnë në Komisionin për mbrojtje dhe siguri.
Në vazhdimin e seancave të enjten pritet të marrin pjesë edhe deputetët e partisë opozitare, të cilët paralajmëruan se do të marrin pjesë në punën e Kuvendit pas seancës për interpelancën e Qeverisë.
Ligjet reformuese, të cilat janë në përputhje edhe me opozitën, duhet të sillen deri në fund të javës, para publikimit të Raportit të KE-së për përparimin e vendit më 17 prill.
Burimi: MIA