Për festat e Pashkëve, gjegjësisht në ditën e Pashkëve policia e komunikacionit pranë SPB Shkup sot do të vendos regjim të veçantë të komunikacionit për rrugë të caktuara në rajonin qendror të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.
Siç kumtoi MPB-ja, në periudhën prej orës 18:00 deri në përfundimin e kremtimit të festës gjatë kohës së manifestimeve qendrore fetare në qendrën e qytetit të Shkupit, për komunikacion do të mbyllen: bul.”Aradhat partizane” nga udhëkryqi i rr.”Aminta i Treti” deri në udhëkryqin me bul. “VMRO”, pastaj bul. “Shën. Klimenti i Ohrit” nga udhëkryqi me bul. “Ilinden” deri në udhëkryqin me rr.”Dimitrie Çupovski”.
Gjithashtu, autobusët nga komunikacioni publik i qytetit, të cilët kalojnë përmes urës “Goce Dellçev”, rendi i lëvizjes u ndërrohet dhe do të lëvizin në bul. “Ilinden” dhe përmes rr. “Frenklin Ruzvelt” do të përfshihen në bul. “Aradhat Partizane”, ndërsa autobusët të cilët kalojnë përmes qendrës së qytetit, plani i lëvizjes do të ndërrohet dhe do të lëvizin në rr. “M.T.Golloganov”, pastaj përmes rr.”Frenklin Ruzvelt” do të përfshihen në bul.”Aradhat Partizanase”. Edhe në drejtimet e kundërta autobusët do t’i shfrytëzojnë të njëjtat rrugë.
Në rajonin e Gjorçe Petrovit sipas nevojës së komunikacionit do të mbyllen rrugët nga kisha “Shën Pjetri dhe Pali” në të djathtë të bul. “Vasil Çakallarov”. Si dhe nga kisha “Shën Pantelejmoni” në rr. “Demir Trajko” dhe në dhe në të majtë të rr.”Vasil Çakallarov” deri në Urën Hekurudhore te lumi Vardar.
Në komunën e Aerodromit, sipas nevojës për komunikacion do të mbyllet rruga lokale drejtë fshatit Lisiçe.
MPB, gjegjësisht SPB Shkup edhe këtë herë, si edhe në vitet e kaluara, në pajtim me planet e përgatitura për aktivitete në drejtim të sigurimit të rendit publik dhe qetësisë dhe sigurisë në komunikacion, me nëpunësit e pranishëm policorë në terren do të jetë në funksion të qytetarëve dhe kremtimit pa pengesë të festave në vijim, qëndron në kumtesë.
Burimi: MIA